Home Sociale Nënshkruhet marrëveshja, Çuçi: Ndalojmë migracionin e jashtëligjshëm në Angli

Nënshkruhet marrëveshja, Çuçi: Ndalojmë migracionin e jashtëligjshëm në Angli

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka nënshkruar një marëveshje me zyrtarin e migracionit në Britaninë e Madhe Tony Eastaugh për shkëmbimin e të dhënave të migracinit. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi tha se kjo marrëveshje plotëson masat për frenimin e migracionit të jashtëligjshëm në Angli.

Postimi i Plotë:

Me zyrtarin e lartë të migracionit në Britaninë e Madhe, Tony Eastaugh, nënshkruam sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për Shkëmbimin e të Dhënave të Migracionit, duke kompletuar në këtë mënyrë kuadrin ligjor të domosdoshëm për frenimin e çdo tentative të migracionit të jashtëligjshëm, fenomen i cili kurrsesi nuk sjell asnjë dobi përveçse përdoret nga grupet kriminale. Ky memorandum pason Marrëveshjen e Ripranimit të nënshkruar më herët me homologen Priti Patel. Shkëmbimi i informacionit dhe funksionimi i autoriteteve përkatëse si një njësi e vetme, rrit sigurinë e kufijve dhe godet krimin e organizuar që shfrytëzon migracionin e paligjshëm. Marrëdhëniet Shqipëri-Britani e Madhe janë autentike do të thoja sidomos kur është fjala te çështjet e brendshme. Do të vijojmë të punojmë ngushtësisht për të adresuar siç duhet të gjitha sfidat që lidhen me migracionin duke përfshirë të gjithë aktorët dhe duke u investuar me të gjitha masat e nevojshme që kufijtë tanë të jenë të sigurt.