Home Opinion Ne jemi vendi ku ndodhin të gjitha padrejtësitë!

Ne jemi vendi ku ndodhin të gjitha padrejtësitë!

Faik-Krasniqi_5Nga faik Krasniqi / Krimi tek ne filloi si fëmijë i vogël rrugaç, qëlloi me llastiqe dikë, vodhi një xhep, gërvishi pak me thikë. Pastaj si fëmija-UFO filloi të rritej jo më me vite, jo me muaj, por me ditë e orë. Mori përmasa, u harlis, hodhi shtat e degë e rrënjë derisa e shohim të madh, të zi, të na zërë rrugën, dritën, diellin, të na mari jetën.
Ne jemi shoqëria ku ndodhin jo krime por barbari që ja kalojnë edhe mesjetës. Ne jemi shoqëria njerëzore ku priten koka e shëtiten nëpër qytet, ne jemi vendi ku sakatohen e përçundohen trupat e vajzave të reja, ne jemi shoqëria civile ku tritoli hedh në erë shtëpinë pa pyetur për shpirtrat njerëzore që ndodhen brenda saj, ne jemi vendi ku foshnjat rrëmbehen e masakrohen, ne jemi vendi ku jeta e njeriut s’ka asnjë vlerë, ne jemi vendi ku vritesh dhe vrasësit e tu nuk kapen kurrë, ne jemi vendi ku ndodhin të gjitha padrejtësitë, ne jemi vendi ku ekziston një servilizëm i gjallë, ne jemi vendi ku jetojmë me vrasës, banditë, hajdutë, psikopatë, kriminelë e pedofilë…
Ndërkohë në majen e Olimpit arsyetohet me qetësi, peshohet, së fundi lëshohet verdikti, (verdikti që nuk dënon krimin me vdekje, verdikti që na dënon ne të tjerët me vdekje): “Është vertetuar shkencërisht (???!) se nuk ka pasur ulje të kriminalitetit aty ku është aplikuar dënimi me vdekje. Kaq”. Ja edhe përgjigja e baba shtetit.
O Zot po ku është bërë kjo shkencë. Vërtet ku kështu? Në Francë? Në Gjermani? Në Angli? Në Suedi? Në Holandë?
A jemi ne në atë stad zhvillimi qytetar, kulturor, demokratik? Apo në Itali ku pasojat e mosdënimit i dimë. Apo në Amerikë ku vazhdojnë të dënojnë me vdekje. Po kush e bëri këtë studim tek ne? A mos vallë Këshilli i Evropës?