Home Aktualitet Ndjehen lëkundje tërmeti në vend

Ndjehen lëkundje tërmeti në vend

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë.

Sipas njoftimeve të EMSC, tërmeti  me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter ka rënë rreth orës 03:50 duke u ndjerë në Vlorë dhe rrethinat e saj.

Epiqendra ka qenë 14 kilometra në jugperëndim të Vlorës. Fatmirësisht lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk bëhet fjalë për dëme apo të lënduar.

Previous article“The Guardian” për Ballkanin Perëndimor: Evropa duhet të ndalë duart e Moskës
Next articleKosova vendi i vetëm në rajon ku qeset plastike jepen falas, ende nuk ka nisur zbatimi i ligjit për t’i paguar