Home Politike Ndërtimet pa leje/ Rama: Çfarë nuk na dëgjuan veshët kur nisëm operacionin!...

Ndërtimet pa leje/ Rama: Çfarë nuk na dëgjuan veshët kur nisëm operacionin! Kam firmosur plot 15 procedura konfiskimi! Letrat flenë në prokurori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi.

“Kam firmosur plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik, hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

Ky operacion ligjzbatimi ka pasur shumë probleme në 30 vjet dhe kemi ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie se nuk besoj se do të gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm, cfarë nuk dëgjuam dhe me cfarë nuk u helmua opinioni publik. Ja pra, nuk ishte shoë. Është Pazar meoligarkët për tua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat dhe katet pa leje. Ja që as kjo nuk ishte e vërtetë. Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor! Gënjshtër e madhe.

Qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd, edhe po të dojë, konfiskimet nuk i japin askujt imunitet në drejtësi. E vërtetë është që letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund”, tha Rama.

Previous articleVIDEO/ Këngëtari i njohur largohet nga intervista live dhe i kthehet gazetarit: I paedukatë
Next articleUnë shoh edhe matanë lëmës