Aktori i teatrit të Durrësit Milto Profi ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”  do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e teatrit.

Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

Në vitin 1953, kur u themelua teatri “Moisiu” në skenën e tij u ngjit si profesonist edhe Spiro Urumi, djali I hallës së tij, por edhe Vera Vreshtazi, që shumë shpejt u bë bashkëshortja e Pipit, siç njihej nga durrsakët Spiro Urumi.