Home Slideri Natasha Paço: Nëse të kurruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë, PS nuk...

Natasha Paço: Nëse të kurruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë, PS nuk mund të bëjë Rilindje

natashaNga Xhevo Gradica / Sa deputetë do të fitojë Durrësi në zgjedhjet e 23 qershorit; cilët janë disa nga emrat më të sipikatur nga forumi gruas si kandidate në listën përfundimtare; ambiciet e saj për t’u bërë deputete; qëndrimi ndaj korrupisionit janë disa nga përgjigjet që ka dhënë për gazetën “Bulevard”ish deputetja e PS në Kuvendin e Shqipërisë Natasha Paço. Ajo ka pohuar se Shqipëria nuk mund të përqafojë slloganin e PS për një Rilindje nëse nuk dënohen njerëzit e korruptuar.

Fushata elektorale ka nisur. Sa mendoni se do të fitojë PS?

Fushata elektrorale ka filluar. Kjo ndihet në çdo seksoin dhe antarësi të PS. Por ajo që ne na intereson dhe që po zhvillohet në sy të të gjithë opinionit është fakti se strukturat qëndrore dhe lokale të PS kanë vënë në efektivitet të gjitha mundësitë intelektuale për të angazhuar të gjithë elektoratin socialist dhe jo vetëm socialist në të gjithë Shqipërinë për të arritur qëllimin final që është fitorja e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe fillimin e një punë të re me anë të Rilindjes shqiptare.

Mendoni se fitorja do i përkasë PS se ka thithur intelektualë të rinj dhe ka të gjitha mundësitë, apo se PD ka gabuar rëndë në qeverisje dhe do ia falë mandatin qeverisës PS-së?

Jo. Unë do e shikoja në një aspekt të dyanshëm. Së pari kjo qeveri e ka mbyllur misioni e saj me turp. E them këtë për faktin se në vitin 2005 kjo qeveri erdhi me flamurin e luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që ajo është pasqyrë e korrupsionit. Nga ana tjetër, e dyta, do e shoh si forcë e PS e cila është forcë politike progresiste dhe e njerëzve të përgjegjshëm të cilët me anë të aftësive dhe profesionalizmit janë të kërkuar që në këtë periudhë krize të kryejnë misionin e tyre, të Rilindin Shqipërinë. Është kjo forcë politike që e orientuar nga Edi Rama do e marrë përsipër këtë mision dhe shpreh bindjen se do e realizojë atë që po shpreh në takime me elektoratin në çdo cep  të Shqipërisë me programin e saj.

PS ka dalë me slloganin “Rilindje”. Mos do të thotë kjo më shumë vëmendje për prurjet e reja intelektuale dhe më pak kujdes për ata që e themeluan?

Unë e vë re që ky është një shqetësim në rrethe të caktuara njerëzish, brenda në parti por edhe në rrethe intelektualësh. Vet pyetja që ju drejtoni tregon se është një shqetësim. Unë do të thoja se PS i përket të gjithë socialistëve, qoftë për ata që kanë dhënë kontribute në fillimet e saj, qofshin edhe të rinj. Është aftësia e liderve  që të bëjë balancimin në mes atyre që kanë dhënë kontribut e që vazdhojnë të japin kontribut dhe prurjeve të reja pa të cilët partia nuk mund të ekzistojë, nuk mund t’i rezistojë kohës me mundësitë dhe alternativat që afron. Prandaj e theksoj se është lidershipi që duhet e do të bëjë balancimin mes prurjeve të reja më se të domosdoshme dhe  kontributeve që kanë dhënë e vazdhojnë të japin në jetën partiake. Nuk mund të themi vetëm për kontributet që kanë themeluar se ka edhe të tjerë në këtë rrugëtim politik.

Ju jeni ndër femrat intelektuale themeluese të PS. Në bazë të parashikimeve tuaja, si njohëse e zhvillimeve dhe ecurisë politike ngase keni qenëdhe jeni shumë aktive në politikë, sa mendoni se do të fitojë PS në Shqipëri?

Nuk mund të them se sa përqind fiton PS sepse nuk futen në atë pjesë që bëjnë kalkulimet, por për shkak të eksperiencës së gjatë politike e institucionale që kur kam qenë në krye të FRESH në Durrës e deri në më tani që jam antënare e Asamblesë Kombëtare, si forumi më i lartë politik mes dy kongreseve, mund të them se PSSH është parti fituese në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Nëse do të vimë më pranë, në qarkun e Durrësit, nga 13 mandate sa mendoni se do të marrë PS?

Jemi parti që synojmë të marrim pushtetin. Durrësi mot e jetë, dhe këtë e them me bindje e përgjegjësi të plotë për shkak të detyrave që kam pasur, ka qenë barometri i fitores apo i humbjes së PS në shkallë vendi. Në këtë kuptim unë do të them që nga ana e lidershipit duhet të shihet me shumë kujdes edhe përzgjedhja e kandidaturave, edhe puna që do të bëhet në qarkun e Durrësit në çdo familje durrsake e krutane. Ajo çfarë unë mund të them është që PS do të marrë shumicën e mandateve në qarkun e Durrësit.

Do të thotë 7 deputetë?

Pse jo.

Me LSI apo pa LSI?

Edhe ky është problem që vazdhon e qarkullon në rrethe të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Unë mund të them këtë: PS e Shqipërisë jo vetëm në rang kombëtar, por edhe në Durrës ka resurse të jashtëzakonshme të cilat mund të përthithin dhe mund të përcjellin fitoren e socialistëve. PS nuk është vetëm parti e socialistëve, por edhe e atyre njerëzve që janë pa bukë, pa punë, të pamotivuar, të pastrehë, e atyre që kanë humbur shpresat tek kjo qeverisje e sotme pavarësisht janë apo jo me bindjen politike të majta. Kjo kategori njerëzish ndoshta deri dje kanë votuar me shpresën për më mirë PD apo që të zhgënjyer nuk kanë votuar fare. Mme punën e saj PS do i tërheqë për të bërë Rilindjen.

Çfare po ndodh e ç’do të ndodhë mes jush për aleancën me LSI-në?

Sa më shumë të jemi bashkë, aq më e sigurtë është fitorja.

Nëse do të kemi mundësi të bëjmë një llogari për ndarjen e 13 mandateve për deputët të qarkut të Durrësit, shtatë mandate thatë se i merr PS, po gjashtë të tjerat?

Të tjerat t’i ndajë LSI me PD. Si të duan ata të bëjnë me ato mandate.

Këtë listë prej shtatë kandidatësh për deputet, ndoshta disi herët për ta thënë, mund ta plotësoni me emra konkret? Ju keni përvojë politike dhe njohje shumë të mirë të kandidaturave jo vetëm të grave intelektuale.

Tradicionalisht përzgjedhja e kandidaturave është bërë nga strukturat e partisë. E them me bindje të plotë se brenda qarkut të Durrësit ka figura të cilat janë mëse të spikatura për të qenë kandidatura të PS. Ne kemi emra shumë të zotë për të përmbushur detyrimet e deputetit në Parlament jo shtatë por shumë e më shumë se kaq.  Personalisht nuk mund të them emra konkret. E rëndësishmë është që përzgjedhja të bëhet ( kam besim se do të bëhet) nga strukturat e partisë, nga lidershipi  i partisë në Durrës, nga lidershipi partisë në Tiranë për të përzgjedhur nga kjo gamë e plotë intelektualësh emrat që kanë dhënë e japin më shumë kontribute për të kapur fitoren. Fitore e PS do të thotë fitore e vendit. Unë kështu e shikoj, kështu e kuptoj. Emra nuk mund të them dot sepse mund të gabojmë apo edhe të harrojmë emra shumë seriozë.

Ka emra që për një arsye apo për një tjetër gjatë mandatit të kaluar është anashkaluar nga listat dhe që ju mendoni se duhet detyrimisht të rikthehet në këtë liste për të qenë një nga 7 kandidatët fitues.

Ka shumë dhe jam e bindur se ajo shtatëshe nuk ka vend. S’ po jap emra se mund të lë ndonjë jashtë.

Si mendoni, sa do të jetë prania e femrave intelektuale në listën e PS?

Ka një hap cilësor në veprimtarinë e PS përsa i përket barazisë gjinore në vendimmarrje. Kur kam qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1997-2001 është krijuar për herë të parë komisioni për barazinë gjinore, saktësisht për gruan dhe në legjeslacionin tjetër për barazinë gjinore. Atëherë kishte vetëm shtatë gra deputete nga të gjitha forcat politike të marra së bashku, kurse në mandatin e fundit ka shumë gra. Kjo tregon se numri grave në vendimmarrje sidomos në Kuvendin e Shqipërisë ka ardhur duke u rritur. Por do të thoja se përsëri ka vend për t’u zbatuar ajo pjesë e statutit të PS por edhe e Kodit Zgjedhor në të cilin cilësohet se numri grave në Parlament duhet të jetë 30 përqind. Asnjëherë nuk kam qenë dakor me fjalët se nuk ka gra për t’u përfaqësuar në Parlament. Përderisa shoqëria shqiptare është e ndarë mes burrave dhe grave, përderisa familja është e ndarë ndërmjet burrave dhe grave, atëhere edhe organet drejtuese të një shteti duhet të jenë të ndara në mënyrë të tillë. Kjo nuk do të thotë që për shkak të numrit ne duhet të zgjedhim edhe gra të cilat nuk e meritojnë. Në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë ka gra intelektuale të cilat mund të jenë në listën e kandidaturave dhe në listën e kandidaturave fituese.

Kujtoni disa gra në qarkun e Durrësit me kontribut të veçantë në jetën politike dhe institucionale?

Ka pafund. Do të vlerësoja që në fillim të parën kryetare të forumit të gruas socialiste në Durrës Iliriana Kërçuku që ka qenë edhe deputete. Do të vlerësoja Hajrie Currin, Rikon, siç e themi ne, një zonjë e vertëtë e cila edhe tani që e ka lënë detyrën e kryetare së forumit të gruas vazdhon të jetë si nëna e mirë që do t’i mbledhë të gjithë së bashku. Do të vlerësoja Drita Zenelin që është kryetare aktuale e forumit të gruas. Do të vlerësoja Alda Kushin që është kryetare e forumit të gruas së rrethit të Durrësit që është nga zonjat e reja të cilat kanë dhënë kontribut që nga 2009 e do të vijojnë të japin edhe më shumë. Vlerësoj Klodin, doktoreshë Klodin për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre katër viteve që është futur në PS dhe ka qenë deputete e PS. Ka shumë gra të cilat janë të denja për të qenë kandidatura për deputete në zgjedhjet e 23 qershorit.

Po emri juaj është në mesin e tyre?

Pa fshehur modestinë, unë kam dëshirë të jap kontributin tim. Nuk mund të kontribuosh nga jashtë por nga brenda. Kam 20 vite që shërbej në PS. Kam hyrë në moshën 22 vjeçe në këtë parti dhe vazdhoj të shërbej me të gjitha mundësitë e aftësitë. Por këtë gjë nuk e zgjidh unë personalisht. Zgjedhjen time e kam bërë përderisa kam qenë e do të vazdhoj të jem pjesë aktive në PS sa të mundem dhe gjithnjë me energji, me pasion, me dashuri për t’i shërbyer qytetarëve. Por sigurisht që janë strukturat e partisë në Durrës, strukturat e partisë së lidershipit që do të vendosin dhe ne do të jemi përkrah tyre për vendimet që do të marrin.

Ju do bëni pjesën e lobingut për të qenë jo thjeshtë në listë por në shtatëshen e kandidatëve të PS-së?

Ajo që unë vlerësoj është fakti se çfarë ndiej gjatë kësaj kohe. Ndiej siguri, respekt, mirënjohje, përkushtim , përkujdesje dhe kërshëri të plotë të miqve brenda e jashtë PD. Dhe ajo që është më kryesore të shumë grave të cilat i ndiej se i kam lobuese në kandidimin tim. Por më duhet të theksoj se çdokush ka lobingjet e veta. Kryesore është që përzgjedhja të bëhet sa më e drejtë në mënyrë të tillë që fushata të na sjellë fitore.

Si funksionojnë strukturat brenda PS? Në një fushatë të nisur dhe përballë pretendimeve të PS për të marrë pushtetin duket se ka në disa njësi përplasje të brendshme. Po në Durrës?

Në Durrës, edhe për shkak të natyrës sonë, duket e qetë megjithëse e bluajmë ndër vete. Në PS e Durrësit po punohet, ndoshta anën propagandistike e kemi disi të vakët, por mund t’u them me bindje të plotë se në njësinë e qeverisjes vendore të bashkisë Durrës si dhe në komuna e bashki të tjera të qarkut tonë po punohet me itensitet. Çështja më kryesore nuk është sot për sot se cilët do të jenë kandidaturat, se ajo gjë do të zgjidhet në momentin e duhur. Tani po merremi me ekipet që do të hynë shtëpi më shtëpi, derë më dëerë. Ideja është që ky program, kjo punë e madhe e bërë nga specialistë e ekspertë të PS dhe që u shpalos në Konventën Kombëtare të mund të kuptohet edhe nga bujku e blegtori i thjeshtë. E rëndësishme është që ata njerëz që kanë marrë përsipër të dërgojnë programin e PS në çdo strehë, tek çdo banor, ta përthithin vet për ta përcjellë më pas sa më bindshëm tek të tjerët. Duhet trokitur në çdo derë të familjes durrsake e krutane. Kjo kërkon punë e pasoin, por duhet vlerësuar edhe si mision për t’u realizuar sa më mirë.

PD ka nisur prej kohësh veprimet për largimin nga puna me motivacione politike të njerëzve të arsimuar të cilët janë apo jo të deklaruar në bindjet e tyre. Kjo kategori do të jetë objekt i rikthimit në punë?

Që në vitin 2000 është miratuar në Kuvend ligji “Për shërbimin civil”. Aty është e përcaktuar qartë që në administratën shtetërore  nuk ka rëndësi se cilës forcë politike  i përket, por mjafton që të plotësohen kriteret e domosdoshme përpunë dhe detyrën e mbuluar apo që do të merret përsipër për t’u kryer. Ajo çfarë unë mund të them personalisht, por besoj se nuk është çështje personale, por e tërë PS është çdokush të marrë atë që e meriton. Në qoftë se dikuj i është ngrënë haku në punën e tij kjo nuk zgjidhet me dëshirat e njërit e të tjetrit si drejtues institucioni, por me ligjin e shtetit. Ka një gjykatë. Nëse personi e ka fituar atë të drejtë të mohuar, duhet të rehabilitohet. Pra të kthehet në vendin e punës, paçka se është socialist, paçka se është i PD apo pa parti.

Në opinionin shoqëror ka humbur besimi edhe tek drejtësia shqiptare.

E di. Është e vërtetë. Vendimet e fundit për çështje të rëndëishme siç është ajo e Gërdecit apo 21 janarit  e kanë tronditur shumë drejtësinë shqiptare dhe do të duhen shumë vite që të rikthehet besimi i njerëzve tek drejtësia. Por dua t’u them vetëm një gjë: kam shumë miq e shokë gjykatës, gjykatëse, prokurorë, avokatë. Ata punojnë në organet e drejtësisë. Ata janë njerëz të nderuar. Janë të thjeshtë dhe punojnë me ndershmëri. Në mjedise shoqërore, por edhe në ato më të gjera ata e thonë në jo pak raste edhe me zë të lartë që nëse politika nuk ndërhyn në organet e drejtësisë atëherë drejtësia e jep fjalën e saj në mënyrë të drejtë dhe sipas ligjit. Ajo që do të bëjë PS si forcë politike është ndarja e pushteteve siç e përcakton ligji, si ndahen në një shoqëri demokratike. Pra politika nuk duhet të ndërhyjë tek drejtësia. Dhe kjo drejtësi sot e ka humbur besimin tek njerëzit për shkak të ndërhyrjes së politikës tek ajo.

Një nga betejat e humbura nga qeveria sot është ajo  e luftës kundër korrupisonit. Gjithandej flitet hapur për korrupsionin e pushtetit. Durrësi është rajon me shumë peshë. Ka akuza të drejtpërdrejta për drejtorin e portit të Durrësit, Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, drejtorin e Drejtorisë Arsimore, atë të Ujësjellës-kanalizimeve dhe lista është shumë e gjatë. Çfarë do të ndodhë me këtë kategori personash të korruptuar sipas opinionit.

Është e vërtetë që ka shumë fjalë e akuza për të gjithë këta e të tjerë. Gjithëçka do të shikohet në bazë të ligjit. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë para drejtësisë. Jo vetëm ata, por edhe të tjerë që do të tentojnë në të ardhmen të shkelin ligjin dhe të pëlyhet në korrupsion duhet të ketë të njëjtin fat, atë të përballjes me organet e drejtësisë. Kusdho qoftë, socialist a demokrat, drejtësia duhet të vendosë për ndëshkimin e tyre. Ndryshe ky vend asnjëherë nuk ka për t’u bërë.

Flitet në qarqe të caktuara se me marrjen e pushtetit nga PS, qeveria e dalë prej saj nuk do të merret me këtë kategori njerëzish dhe funksionarësh të korruptuar. Do të kërkojë PS të vendosë ligjin përmes ndëshkimit të të korrupturave, apo do të mjaftohet me faktin se kjo kategori lë mandatin dhe ikën.

Personalisht unë jam për po. Në qoftë se ne nuk vendosim drejtësinë atëherë beteja është e humbur. Flamuri ynë në tërë programin e PS-së është për Rilindje. Nuk mund të Rilindë asgjë nga korrupsioni.  Nuk mund të Rilindësh dot këtë vend në qoftë se mbulon atë korrupsion që është bërë në të kaluarën. Ai apo ajo që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve, me djersën e shqiptarëve, pse jo edhe me gjakun e shqiptarëve, duhet të shkojë e të shkojnë atje ku e meritojnë. Përndryshe, e theksoj edhe një herë tjetër, ky vend asnjëherë nuk do të bëhet.

Ju jeni një ndër këshilltaret aktive në këshillin e bashkisë së Durrësit. Si po funksionon këshilli?

Është mandati i dytë që jam këshilltare. E kam thënë edhe herë të tjera që ndihem e zhgënjyer nga ky këshill për veprimtarinë e tij. Unë vija nga Kuvendi ku zhvillohej luftë politike, por merreshin edhe vendime. Në këshillin e bashkisë së Durrësit bëhet shumë fjalë e debate dhe konflikte por nuk realizojmë asgjë. Shpesh herë dalim pas mbledhjeve të gjata me orë të tëra pa marrë asnjë vendim. Është punë e bërë kot. Harxhojmë kohë për asgjë dhe mua kjo më bën të ndihem keq. Shpesh herë ndihem edhe keq kur dalim nga mbledhjapa marrë asnjë vendim. Nuk kuptoj se si një grup politik kërkon leje për të marrë një konsensus e vendim dhe krisën e ikën nga salla për të mos u ktheyr më. Kjo është mungesë serioziteti. Ia kemi bërë të qartë disa herë kolegëve të PD këtë veprim të pakuptimte dhe aspak serioz përballë besimit dhe detyrimeve që ata kanë ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve. Me këtë mësnyrë të të sjellurit ata nuk e justifikojnë aspak besimin qytetar dhe as integritetin personal.

Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me cilësinë e kandidftëve të zgjedhur.

Është edhe kjo. Sigurisht aty ka persona që nuk plotësojnë standartet për të qenë këshilltarë. Në këshill ka emra që kanë dhënë kontribut shumë cilësor për PD, por ka edhe figura memece dhe të tjerë që një herë kthehen majtas, një herë djathtas, sipas interesave personale. Ndoshta këto interesa të ngushta dhe të pajustifikuara i kanë bërë thjeshtë memecë dhe të verbër në qëndrime duke zënë kot karriget e këshillit bashkiak.

A do të ndahen banesatnga këshilli bashkiak për të cilat ka vite që flitet. Përsë gjithë kjo zvarritje?

Ky problem është zgjatur shumë, shumë. Është problem shumë shqetësues në qytetin e Durrësit. Qytetarët e presin me padurim t’i jepet fund këtij shqetësimi. Banesat janë ndërtuar dhe rrinë prej një viti e më shumë bosh. Kjo ka ndodhur nga përplasja politike në këshill. PD ka shumicën në këshillin e bashkisë. Ajo nuk e jep këtë konsensus vetëm për shkak të fushatës elektorale pasi banesat janë bërë nga bashkia, kryetari i bashkisë është i PS dhe PD e zvarrit pa asnjë shkak dhënien fund të këtij procesi. Ata, PD, do të mos i mbetet kryetarit Vangjush Dako si autoriteti që ndan shtëpitë për kategoritë përfituese sipas ligjit. Dhe kjo vetëm pse Dako është socialist. Ata që e pengojnë procesin janë shumë miopë dhe nuk e dinë se çështjashpërndarjessë shtëpive nuk është çështje që i përket Dakos por të gjithëve në këshill dhe atyre që kanë nevojë.

Previous articleTaulant Baku: Spitali Durësit është modern dhe mbi baza shkencore
Next articleShpërbëhet partia e Shpëtim Idrizit në Durrës, komuniteti bashkohet me “Lëvizjen Çame”