Home Sport Mundje Paratërinj/Teuta shpallet ekipi më i mirë, dominon këtë grupmopshë

Mundje Paratërinj/Teuta shpallet ekipi më i mirë, dominon këtë grupmopshë

mundjeFederata Shqiptare e Mundjes ka organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Kupën e Shqipërisë për grupmoshat junior në stilin e lirë dhe atë greko-romak. Duke u nisur nga vëmendja e vazhdueshme dhe bashkëpunimi tërësor me të gjitha strukturat dhe klubet, Kupa e Shqipërisë zhvillohet si pjesë e kalendarit kombëtar të miratuar më parë. Një numër i madh sportdashësish kanë qenë të pranishëm në shkallët e pallatit të sportit për të ndjekur këtë aktivitet. Zhvillimi i Kupës së Shqipërisë për grupmoshat junior është shoqëruar edhe nga disa incidente, ku për t’u nënvizuar ishin protestat e ndezura të klubit të Kukësit lidhur me gjykimin e disa takimeve. Gjatë ceremonisë është nderuar me titullin e mirënjohjes sportive ish-sportisti Bushon Vaso, ndërsa Luan Beta ka marrë certifikatën e mirënjohjes. Ndërkohë që pa fat ka qenë sportisti Jani Marku, i cili u dëmtua gjatë një dyluftimi dhe është transportuar me barelë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Në stilin e lirë Shemsi Brinja i Përparimit ka rezultuar sportisti më i mirë i aktivitetit, ndërsa skuadra më e mirë është shpallur Teuta e Durrësit. Teuta e ka dominuar këtë kategori ku mundësit e saj të rinj kanë fituar shumicën e ndeshjeve për pesha të ndrsyshme gjë që dëshmon për punën e mirë që bëhet në klubin Teuta të mundjes durrsake sidomos me moshat e reja. Në grupmoshat U-15, sportisti më i mirë është shpallur David Petroshati i Valonës, i cili fitoi në kategorinë e 32 kilogramë në stilin greko-romak, ndërkohë që skuadra fituese është shpallur po Valona. Gjithmonë për sa i përket kësaj grupmoshe, në stilin e lirë, sportisti më i mirë është shpallur Ordis Lila, ndërsa ekipi fitues ai i Përparimit të Kukësit. Në grupmoshën U- 17, në stilin greko-romak, Erblin Sinanaj i Valonës është shpallur sportisti më i mirë, kurse ekipi fitues ka dalë Dinamo. Në stilin e lirë Shemsi Brinja i Përparimit ka rezultuar sportisti më i mirë i aktivitetit, ndërsa skuadra më e mirë është shpallur Teuta e Durrësit. Ky aktivitet është organizuar në kujdesin e Federatës Shqiptare të Mundjes me president Martin Bibën.

PARATËRINJ – STILI I LIRË
Pesha 42 kg Serxhio Roci (Teuta)
Pesha 46 kg Sure Vrioni (Teuta)
Pesha 50 kg Adrilon Visha (Përparimi)
Pesha 54 kg Eriglen Prizreni (Teuta)
Pesha 58 kg Dashnor Kozo (Vllaznia)
Pesha 63 kg Durim Mehmeti (Teuta)
Pesha 69 kg Erion Stojani (Teuta)
Pesha 76 kg Shemsi Brinja (Përparimi)
Pesha 85 kg Ardit Gashi (Përparimi)
Pesha 100 kg Aris Korepi (Teuta)
Ekipi më i mirë: Teuta
Sportisti më i mirë: Shemsi Brinja

Previous articleGloriosa Dobra, një penë që premton shumë
Next article180 minutat e fundit të sezonit do të vendosin nëse Teuta do të luajë në Evropë