Home Aktualitet Moti i keq, Spahia: Problem serioz mungesa e energjisë për fshatrat! Askush...

Moti i keq, Spahia: Problem serioz mungesa e energjisë për fshatrat! Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka folur për përmbytjet duke thënë se banorët po lihen vetëm ndërsa është përsëritur e njëjta situatë duke u kthyer në një barrë në xhepat e tyre.

“Përsëritet e njëjta situatë. Problematikat janë të shumta. Mungesa e energjisë për fshatrat është kthyer në problem serioz. Duhet vënë dorë njëherë e mirë për këto banorë. Duhen masa afatgjate. Mjaft është mjaft, banorët të mos lihen të vetëm. Është një barrë ekonomike në xhepat e këtyre banorëve, po lihen në vetmi. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve. KESH përveç se të përfitojë nga shitja e energjisë, të marrë përsipër dëmin e banorëve. Ngre dyshimet e mija për menaxhimin e kaskadës së Drinit”, tha Spahia.

Ndërkohë kreu i njësisë administrative Ana e Malit, Arben Ceni ka thënë situata është e përkeqësuar dhe se kjo gjendje po kalon në krim.

“Situata e përkeqësuar. Kjo gjendje po kalon në krim. Me 1 përmbytje nuk kemi energji elektrike. Nuk kërkojmë lëmoshë, as ndihma, por ti japin zgjidhje. Kemi marrë masat tona sa kemi pasur mundësi. Nuk bën më kështu se nuk po ka zgjidhje”, tha Ceni.

Previous articleTenderët, viti 2022 u mbyll me 740 ankesa – Ulje e lehtë në raport me një vit në parë, më shumë kontestime për vlerësimin e ofertave
Next articleMediat amerikane: SHBA do ndihmojë Kievin të rimarrë Krimenë! Medvedev: Disfata e Rusisë mund të çojë në luftë bërthamore