Home Aktualitet Moti i keq/ Kryebashkiakja e Durrësit Sako: Janë marrë të gjithat masat...

Moti i keq/ Kryebashkiakja e Durrësit Sako: Janë marrë të gjithat masat e nevojshme. Ja zonat me nivel risku të lartë për përmbytje gjatë orëve në vijim

Kryetarja e Bashkisë Durrësit Emiriana Sako  ka njoftuar se pas një takimi në prefekturë është evidentuar çdo pasojë nga moti i keq dhe janë marrë të gjitha masat.
Me prefektin e Durrësit dhe Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, Emiljan Jani, zv/kryetaren e Bashkisë Shijak Shpresa Domi, si dhe drejtuesit e strukturave të gadishmërisë së përhershme si Policia e Shtetit, M.Z.SH, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit për Rajonin Durrës, OSSHEE në mbledhjen jashtë rradhe të Komisionit të Mbrojtjes Civile, për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, ku niveli i riskut për përmbytje është i lartë.
Në këtë mbledhje u rakordua edhe mbi planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.
Janë marrë të gjitha masat e nevojshme, si:
– Paralajmërimi i popullatës, veçanërisht në ato zona ku nisur nga përvojat e deritanishme, janë shkaktuar përmbytje;
– Kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendja funksionale e hidrovorëve;
– Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së argjinaturave të lumenjve Erzen dhe Ishëm, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë;
– Mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.
Të gjitha strukturat e bashkisë së Durrësit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve dhe strukturat e tjera përgjegjëse vendore janë në gadishmëri maksimale duke monitoruar çdo minutë situatën për çdo nevojë të qytetarëve.
Zonat me nivel risku të lartë për përmbytje gjatë orëve në vijim janë:
Lagja nr. 6 tek Rrethrotullimi;
Lagja nr. 13 Rrethrotullimi Plepa;
Lagja nr. 13 Plazh;
Rruga e Currilave “Kodër Vilë”;
Në fshatin Vadardhë, në Njësinë Administrative Sukth;
Ura e Golemit, në fshatin Sukth;
Sallmone në kufi me Njësinë Administrative Katund i Ri.
Akset rrugore me dritat e fikura për çështje sigurie, janë:
Bulevardi Dyrrah;
Bulevardi Epidam;
Stacioni i trenit;
Rruga Egnatia;
Rruga Aleksandër Goga;
Rruga e Blue Star;
Rruga e degës.
Qytetarët për çdo nevojë mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:
– Ndërmarrja Rruga Durrës +355694702377;
– Policia Bashkiake Durrës +35552232250;
– Ujësjellës-Kanalizime Durrës +355692296301;
– Komisariati i Policisë Durrës +355694110217;
Previous articleNga libri i Mero Bazes: Zgjedhjet e para, i hapën Kosovës derën e Perëndimit. Pse Serbia s’i ndali dot!
Next articleIranianët kërcënojnë sërish, publikojnë të dhënat e Met Rrumbullakut dhe nëndrejtorit të SHISH