Home Politike Ministrja Kushi: Së shpejti një protokoll bashkëpunimi me Italinë në fushën e...

Ministrja Kushi: Së shpejti një protokoll bashkëpunimi me Italinë në fushën e Sportit

Gjatë vizitës në Shqipëri, Nënsekretarja Italiane e Shtetit për Sportin znj. Valentina Vezzali u prit nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi.

“Një takim shumë miqësor sot me znj. Valentina Vezzali, Nënsekretarja Italiane e Shtetit për Sportin, e cila ka hyrë në histori si sportistja italiane që ka fituar më shumë medalje në të gjitha kohërat.

Së bashku edhe me Ambasadorin e Italisë z. Fabrizio Bucci diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e sportit dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila do të nxisë më shumë shkëmbime dhe aktivitete të përbashkëta sportive,”- shprehet ministrja në një status në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ajo ndoqi në Tiranë finalen e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, të fituar nga Roma.

Znj. Vezzali konsiderohet si sportistja më e suksesshme e të gjitha kohërave në sportin e skermës, me 6 medalje ari në lojërat olimpike dhe 9 medalje ari individuale dhe ekipore në kampionatet evropiane.