Home Slideri Ministria e Arsimit heq nga programi maturës shtetërore të gjithë letërsinë kosovare

Ministria e Arsimit heq nga programi maturës shtetërore të gjithë letërsinë kosovare

ProgramiNga Xhevo Gradica / Asnjë autor i letërsisë shqipe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni nuk është bërë pjesë e programit të maturës shetërore në Shqipëri. Maturanët e kanë konstatuar këtë fakt sapo u ka rënë në dorë programi që më pas do të shërbejë për testimin e tyre në provimet me detyrim dhe ato me zgjedhje. Realisht çështja, e cila ka të bëjë me pengesat shetërore që po i bën Ministria e Arsimit e Shqipërisë letërsisë shqipe në Kosovë, nuk është e panjohur. Një gjë të tillë Tirana zyrtare e ka rast të përsëritur duke dëshmuar në mënyrë të hapur qëllimin dashakeq ndaj autorëve tanë të njohur jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Vetëm dy javë më parë këtë fakt e bëri publik si një shqetësim shumë serioz edhe intelektuali disident shqiptar Adem Demaçi i cili për më shumë se dy dekada vuajti dënimet në burgjet serbe. Vet Demaçi është një nga autorët e ndëshkimit në mënyrë të qëllimtë nga shteti amë, ndërkohë që këtë herë nga programet e Letërsisë në maturën shtetërore janë hequr edhe ata dy autorë që kishin munduir të zinin vend pas shumë e shumë peripecish. Demaçi e bëri publik faktin e hidhur në Durrës dhe pohimet e tij nuk u pritën aspak mirë nga qarqet e politikës dhe qeverisë shqiptarë të cilët ndërhynë për të mos u transmetuar dhe për të mos u shkruar protesta e tij në asnjë nga mediat vizive e të shkruara në Shqipëri, ndërkohë që gazeta “Bulevard” botoi të plotë fajlën e Tij. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Shqipëri duket se i ka larë mirë hesapet me letërsinë e quajtur letërsi kosovare duke dëbuar të gjithë autorët. Emra të mëdhenj të letërisë shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë si Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Sabri Hamiti, Nazmi Rrahmani, Anton Pashku, Esad Mekuli, Rexhep Qose, Ibrahim Rugova, Kim Mehmeti, Ekrem Kryeziu, Flora Brovina dhe shumë të tjerë kanë mbetur jashtë program dhe kjo për arsyen e thjeshtë se i përkasin letërsisë shqipe jashtë Shqipërie. Deri në vitet 1990 kjo letërsi është quajtur letërsi kosovare dhe në të gjitha bibliotekat e shkollave dhe të qyteteve e lagjeve është lënë mënjanë, e veçuar, e ndarë nga letërsi shqipe. Një veprim i tillë ka qenë shprehje e drejtpërdrejtë e mungesës së vullnetit nga ministria e Arsimit e regjimit komunist për të mos prezantuar autorët e letrave shqipe tek nxënës e studentë si dhe tek lexuesi i pasionuar, letërsi e cila është përkthyer në dhejtra gjuhë të botës. Thuajse të njëtën politikë, por disi më të kamufluar po ndjek edhe sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke lënë qëllimisht në hije emrat e mëdhenj të letrave shqipe jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë. Çështja është bërë objekt herë pas here, ndërsa MASH as që e ka marrë në konsideratë këtë çështje. Askush deri më tani nuk ka dhënë përgjigje zyrtare për të mësuar se cilat janë arsyet dhe perngesat për ta përfshirë letërsinë shqipe janë kufijve në tekstet antologjike të shtetit amë. Në vitin akademik 2012-2013 nuk është para e arsyeshme të përfshihen në programin e maturës shtetërore asnjë autor pavarësisht vlerave. Edhe në vitet e kaluar të paskomunizmit thuajse ka ndodhur e njëjta gjë. Në rastet e përfshirjes së një e dy autorë shqiptar nga Kosova në programin e Letërsisë në arsimin e mesëm të përgjitshhëm, autorët kanë pasur vetëm 4-5 orë gjithësej, sasi shumë e vogël dhe plotësisht e pamundur për të krijuar qoftë edhe një ide të përgjitshhme për zhvillimet e letrave shqipe përtej kufirit të Shqipërisë. Programet e këtij viti kanë lënë jashtë edhe emrat të mëdhenj të letërsisë si Dritëro Agollin, dramaturgë të njohur, autorë të rinj, emra nobelistësh, apo përfaqësues tipik të letërsisë modern botërore të fundit të shekullit 20. Ndërkohë mësohet se në Kosovë e në Maqedoni autorët shqiptar në Shqipëri zhvillohen gjerësisht, duke u kushtuar kujdes të veçantë. Ka disa vite që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri është përfshirë në ethet e fitimeve personale të krerëve dhe punonjësve të saj në pazaret me shtëpitë botuese. Ky institucion kyç tashmë ka dalë hapur duke urdhëruar mësuesit të votojnë shtëpitë botuese nga të cilat nxjerrin përfitime të majme. MASH ka krijuar zinxhirin e veprimeve të tilla abuzive të cilat shprehen edhe në injorimin e autorëve të mëdhenj shqiptarë në Kosovë e Maqedoni.

Previous articleTenton të përdhunojë çeken në Dibër, arrestohet në Durrës
Next articleSekretariati i rinisë së PS-së në Durrës organizon eventin për promovimin e artistëve të rinj