Home Politike Milaim Zeka flet për çështjen “McGonigal”, zbardh prapaskenat e opozitës: Me personat...

Milaim Zeka flet për çështjen “McGonigal”, zbardh prapaskenat e opozitës: Me personat e FBI-së, janë takuar dhe Berisha e Ilir Meta

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar aktualitetin politik në vend, pas publikimit të çështjes “McGonigal” dhe akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka korruptuar një ish-zyrtar të FBI-së.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Zeka deklaroi se Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një teatro të aktorëve politik. Sipas tij, kryeministri Rama mund të zgjedhë që të mos përgjigjet në Parlament për çështjen “McGonigal” dhe mund të japë sqarime në studio televizive.

Milaim Zeka: Ka vite që Parlamenti i Shqipërisë, për fatin e keq, jemi infektuar dhe ne në Kosovë, janë shndërruar në teatro cirku. Aty dëgjon akuza, sharje, deri tek kërcënime për zbulimin e jetës private të femrave ministre apo deputete. Për turpin më të madh, fëmijët tanë duhet të dëgjojnë përfaqësuesit e vetë duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra banale. Rama mund të përzgjedhë studio televizive mund t’i përgjigjet opozitës.

Ndërsa tentativat për të shndërruar miun në elefant, nuk mund të gënjesh njerëzit në Shqipëri. Këto janë problemet reale. Me keqpërdorimin maksimal të parasë publike. S’mund të themi që Rama është takuar me shefin e FBI-së dhe paska bërë krim. Para disa ditësh doli një dokument i firmosur nga Gazidedes, ku jepej urdhër që të futeshin në luftë jugu dhe veriu. Në Shqipëri s’ka drejtësi, gjykatat janë të dhunuara. Kemi çështje si 97’-a, 21 janarin, Gërdecin.

Të merrej në pyetje Dorian Duçka dhe Neza. Unë e kam thënë që Agron Neza ka qëndruar më shumë me njerëz të opozitës, nga Rudina Hajdari deri tek personazhet e tjera. S’mund të dalë Berisha të thotë që nuk e njohë Agron Neza. Unë e kam thënë, në aspektin juridik duhet parë ligji nëse Rama e ka takuar McGonigal pa prezencën e shefit të SHISH. Ky është krim moral, ndërsa krim juridik është nëse vërtetohet që Rama ka dhënë paratë për të shkatërruar opozitën.
Previous articleDoza kanabisi në makinë gati për shitje, arrestohet 18-vjeçari në Korçë
Next articlePo rikthehet seria e njohur e telefonave të Samsungut