Home Politike Meta takon kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban: Zhvilluam një bisedë të hapur,...

Meta takon kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban: Zhvilluam një bisedë të hapur, të ngrohtë e produktive për shumë çështje në dobi të qytetarëve

Presidenti Ilir Meta ka takuar takuar kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban. Meta ka ndarë në rrjetet sociale në video ku thotë se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me kryeministrin Orban, për të cilin shton se është mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderon për pritjen.

Meta shkruan më tej se ka zhvilluar në bisedë të hapur të ngrohtë dhe produktivë për shumë çështje me interes të përbashkët në dobi të qytetarëve dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.

‘Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë. Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen.’– shkruan Meta.

 

SOURCEBulevard News
Previous articleBalla në Samitin Botëror të partive politike me Partinë Komuniste kineze: Kemi rritur shëmbimin ekonomik midis dy vendeve
Next articleMjekët që shpëtuan Eriksen, të ftuarit e nderit në finale: UEFA sjell në Wembley edhe danezin