Home Editorial Mes pesimizmit entuziast dhe entuziazmit pesimist

Mes pesimizmit entuziast dhe entuziazmit pesimist

turiuriNga Artur Llana / Bashkëpunimi mes PS dhe LSI-së ka marrë formë dhe kjo është mënyra më e mirë për të heshtur të ty ose më saktë për të qenë të dy indiferentë për atë që i kanë servirur shqiptarëve. Ka kohë që nuk kam besuar në moral. Këtë radhë me gjithë dëshirën për rilindje dhe për integrim më është mbushur mendja që ka kurvëllik në këtë arritje. Rama ja ka dalë duke sjellë disa deklarata ndërkombëtarësh sidomos nga ato shtete që vetë ata njerëz i kanë shkatërruar për të thënë se kjo ishte rriga për të ardhë në pushtet. Meta ka pritur më gjatë dhe ka bërë rolin e vëllait që nuk do të shkoj në dasëm nëse nuk e fton vëllai i madh. E gjithë kjo ka qenë një lojë e turpshme që ka rezultuar matematikisht e vërtetë po moralisht ka humbur gjithçka. Aktualisht në këtë vend nuk ka moral politik, në këtë vend ka moral pushtësh të cilët herë shkojnë djathtas dhe herë majtas. Ajo që është e çuditshme në të gjithë këtë levizje është elektorati, i cili nëpër lokale shitret i pezmatuar dhe në salla shqyen dyert për të takuar liderët. Dje Edi Rama ka qenë në një takim në Durrës duke prezantuar një program qeverisës. Ndërsa njerëzit shqyheshin për të hyrë brenda apo qëndronin me qindra jashtë, duke pritur t’i shpjegonte marrëveshjen, ai bëri të paditurin, thjeshtë prezantoi programin. Në lokalet përreth qëndronin anëtarët e LSI_së të cilët prisnin pikërisht një fjalë për koalicionin. Rama heshti ! E parë në këtë këndvështrim Rama heshti se e di mirë çfarë do të thotë Durrës dhe Durrësi nuk është as Lezhë dhe as Dibër. Ai bëri lojën që e ka kurdisur me kohë dhe që për këtë ka thërritur nën armë edhe thapathuqë të internacionales socialiste që sa herë vijnë te hoteli ku strehohen kërkon para dhe p…. . Në të gjithë këtë situatë Rama ka heshtur duke besuar se çudia më e madhe zgjat tre ditë. Në Durrës kjo ndodhi . Tashmë nuk bëhet fjalë pë fitore, tashmë bëhet fjalë se kush do të humbasë. Shanset i ka Berisha për ta bërë këtë të fundit, i cili edhe për ngjalat flet në një fabrikë sardelesh, po ama në Durrës aty ku edhe LSI-ja ka një grupim të fortë. Por nuk është vetëm kaq. Ndërsa Rama ka bërë diplomatin që duhet të vijë në pushtet duke bërë të paditurin që nuk ka ndodhur asgjë, Berisha ka bërë të kundërtën. Ai ka nisur një fushatë dhe takimi i kësaj fushate pas largimit të “tradhëtarëve” ishte me akdemikë, ku gjysma ishin nga Kamza që i kanë hequr djegsirën qepës dhe pjesa tjetër nga fakultete anonime që presin të dalin në lajmërime shtyllash. Kjo nuk është gjë e lehtë. Këtë gjë e ka bërë Ramiz Alia në vitin e fundit kur po ikte nga pushteti dhe ai dhe vetëm ai trumbetonte se çfarë kishte bërë sistemi dhe se ata që kishte thërritur ishin njerëzit që duhet ta mbronin këtë investim. Ndërsa Edi Rama po bën pragmatistin duke mos e hapur më këtë bisedë, të koalicionit me LSI-në, Berisha po i shet mend shqiptarëve se e mban qeverinë e djathtë edhe pa Ilir Metën, po ama me vota të Edi Ramës që i kanë ikur se nuk i ka thërritur në listë. Ai madje ka mundur të sakrifikojë dy intelektrualë të shquar, të dy për vuajtje, po njëri që ka vujatur vetë dhe tjetri që ka parë duke vuajtur. Dje morali i politikës shqiptare vdiq. Problemi është se në varrim po mundohen t’i shkojnë të gjithë, por askush nuk di se kujt do t’ja lexojnë nekrologjinë, pesimistëve entuziastë apo entuziastëve pesimistë.