Home LifeStyle Merr fund miqësia mes Ilirit dhe Sabianit? Monika Lubonja publikon videon që...

Merr fund miqësia mes Ilirit dhe Sabianit? Monika Lubonja publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin dhe i thotë të gjitha: Shytttt mos leh më!

Aktorja Monika Lubonja ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale krisjen e miqësisë së Ilir Shaqirit me Sabianin. Ishte ky i fundit që në një emision televiziv deklaroi se “Iliri ka përfituar nga unë”.

Ky detaj u pasua më pas me veprimin e balerinit Ilir Shaqirit, i cili nuk e uroi këngëtarin publikisht ditën e tij të lindjes.

Tani është momenti i Monika Lubonjës për të ngacmuar dhe për ta përdorur këtë situatë në favor të saj. Dhe kështu ka ndodhur.

Gjatë ditës së sotme ajo ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit, përmes një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet sëbashku me qenin e saj.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më. “Gjylja e madhe plasi, e unë s’kam çtë bej tjetër ,veçse të qesh,”- ka shkruar Lubonja poshtë videos së saj.