Home Aktualitet Mediat britanike jehonë festës së shqiptarëve për Pavarësinë në Londër: Me “G...

Mediat britanike jehonë festës së shqiptarëve për Pavarësinë në Londër: Me “G Class” e “Lamborghini” 120-160 mijë £, flamujt kuqezi “pushtojnë” rrugët

Mediat britanike i kanë bërë jehonë festës së shqiptarëve për Pavarësinë në Londër. Daily Mail shkruan se shqiptarët e kanë festuar në mënyrë “të çmendur” festën e tyre, me makina Mercedez 120 mijë paund e Lamborghini 160 mijë paund.

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e Pavarësisë.

Pamjet video të shpërndara në internet tregojnë Audit, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjithë ndalojnë trafikun rreth Ëestminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Në klipe të ndryshme, burra dhe gra mund të shihen duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre – duke përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £.

Diku tjetër, makinat kryenin xhirime gomash ndërsa të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Previous articleProtesta e 6 dhjetorit, Spartak Ngjela: Lëvizje anti-evropiane e Berishës, është në deficencë mendore
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 30 nëntor 2022