Nga Zenel Çeliku
Eshtë fakt se përpara Reformës në Drejtësi, shoqërua shqiptare nuk kishte respekt e besim për gjyqtarët dhe prokurorët, shumë prej të cilëve aktualisht janë jashtë sistemit. Sot kur besohet se kemi të bëjmë me një Drejtësi të Re, është mirë që të tregojmë qytetari dhe objektivitet duke patur më shumë besim kur kemi të bëjmë me drejtësinë në tërësi. Qytetarët dhe aq më shumë ligjëvëmësit – deputetet & politikanet duhet të jenë më të drjetëpërdrejtë në qëndrimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Çeshtja“Babale” tashmë është bërë shume e njohur në publik e veçanërisht në politikën tonë të çorientuar ku hidhet baltë, shpifje dhe akuza pa dogane ndaj kundërshtarëve politik dhe pa marrë asnjë përgjegjësi për ato çka deklarojnë. Në qëndër të kësaj çeshtje janë gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti Ervin Salianji. Më vjen keq, shume keq kur dëgjojmë se një gazetar sot është i paditur penalisht në gjykatë për shpifje. Në në asnjë vënd demokratik nuk mundet të gjejmë që gazetarët të dënohen për çfardo akuze, dënime të tilla mundet ti shikojmë në Koren e Veriut dhe në Iran ku gazetarët janë të rrezikuar në çdo rrjesht që ata shkruajnë. Paradoks, në Shqipërinë demokratike sot një gazetar është I paditur penalisht, kjo kurrsesi nuk duhet te ndodh. Ndërsa për deputetin Ervin Salianji për të cilin kam vlërësime si politikan i një gjeneratë të re, padia kundër tij më duket si presion politik ose realisht Salinanji nuk duhet të marrë si model shpifjen nga politika e vjetër ku thuhet shpif, shpif se diçka ngelet. Deputeti Salianji ka qënë dhe është aktiv në politikë duke treguar se do të dënoi e dënocoi çdo gjë që ai e shikon si të papajtueshëm më interesat e shqiptarëve. Deri këtu deputeti në fjalë është në pozita politike dhe qytetare mjaft të mira, por nëse Ai do të dënëncoi dikë që prekt në identitetin e tij dhe të familjes, atëhere përgjegjësia duhet të kërkohet atje ku duhet, në gjykatë. Në gjykimin tim çeshtja “Babale”është zgjatur aq shumë sa tani na duket si ato telenovelat e famshme që zgjatnin me vite të tëra. Në fund të fundit ligjvënësit (deputetet) duhet të jenë shumë të kujdeshëm në dekleratat dhe akuzat publike ndaj kudoqoftë. Gjithsesi kjo çështje ka shkuar në Gjykatën e Apelit-Tiranë ku sipas shortit kjo çeshtje i qëlloi për ta gjykuar Gjyqtarja Edlira Petri. Deputeti Salianji eshte deklaruar se ka papajtueshmëri ligjore që kjo çështje të gjykohet nga Znj. Petri, sepse Ajo (Gjyqtarja Petri) është bashkëshortja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili ka qenë pjesë e një kolegji që është shprehur me vendim jo në interes të Z.Salianji për një nga vendimet e ndërmjetme të Shkallës së Parë.
Në këto rethana Gjykata e Apelit vendosi të pranojë kërkesën e deputetit Ervin Salianji dhe të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri. Deri këtu nga ska asgjë për t’u shqetësuar dhe as për të komentuar, por gjithsesi në opinion ka një moral mbi të cilin gjithkush nuk duhet të cënohet qoftë edhe për pasojë se gjyqtarja Edlira Petri qënka bashkshortja e një tjetër gjyqatari që Z. Salianji ka një rëzervë ndaj Tij. Nisur nga ky lajm, un investigova për gjyqtaren Petri për të mësuar rreth qëndrimeve të saj në vendimet që ajo ka marrë kurdoherë si gjyqtare. Nga sa mësova, gjyqtarja Edlira Petri gëzon respekt dhe vlerësime maksimale për detyrën që ajo ka kryer deri një ditë më parë. Nga avukatw tw njohur dhe nga koleget afër gjyqtares Petri mësova se, Ajo ka integritet të padiskutueshem në vendimet e saj në Gjykatë, në mënyrë të padiskutueshme Znj. Petri nuk është ndikuar asnjë here politikisht të cilës i ka qëndruar larg, shumë larg historikisht. Znj. Petri në asnjë moment nuk është diskutuar se në vendimet që ajo ka marrë ndikon bashkshorti i saj për të cilin nuk kemi të drejtë të komentojmë, por që fati i solli në të njëjtin profesion ku askush prej tyre nuk është fajtor. Vërtetë kërkesa e deputetit Salianji është e drejta e tij dhe askush nuk ka pse ta diskutoi, por përsa i përket gjykimit të tij nga Gjyqtarja Petri, koleget e tij dhe disa avuket thanë se asnjë padrejtësi nuk do t’i vinte Salianjit nga Edlira Petri si gjyqtare. Ajo ka patur mjaft raste që me vendimet e saja ka treguae se para Ligjit, të gjithë janë të barabartë, mandje – mandje dikush me tha se, me gjyqtaren Edlira Petri ai do të ishte më i sigurte për drejtësi në këtë çështje. Por deputeti Salianji do të jetë para një sprove, nëse gjykatësi i radhës në emer të Ligjit jep Vendim kundër vullnetit të Tij, atëhere Z.Salianji moralisht nuk duhet të komentoi e as të akuzoi se drejtësia na qënka akoma e varur politikisht. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, cilido gjyqtar që të jetë, besoj apsolutisht se nuk do ta fajësoi. Gazetari shkruan atë informacion që merr në rrugë operative dhe nëse ajo që shkruan gazetari nuk është korekte, është publiku që e “dënon” duke mos lexuar asnjë rrjesht nga ai gazetar. Kështu edhe një herë shpreh bindjen se J.Olldashi do të vlerësohet i pa fajshëm.
Zhurma politike rreth çështjes “Babale”sot është periferike, askush nuk e përmend më sepse aktualisht ne politikë dhe në publik ka çështje aq sensitive sa “Babalja” na duket një banalitet shpifjeje ose politik. Ndaj, në veçanti politikanët dhe aq më shumë ligjvënësit-deputetet, duhet të besojnë të Drejtesia e Re sepse si asnjë hërë tjetër, janë ata që votuan me 100 % të votive në Parlamentin Shqiptar, pikërisht për një drejtësi të pavaurur. Kjo do të thotë se lufta për drejtësi të pavarur vazhdon, por duhet të kemi më shume besim tek gjyqtarët sepse tashmë një erë e re drejtësie po vjen për shqiptarët.