Home Kronika “Më jep paratë”, kanosi dhe dhunoi një person, arrestohet 49-vjeçari në Lushnjë

“Më jep paratë”, kanosi dhe dhunoi një person, arrestohet 49-vjeçari në Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 24 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

Previous articleIsh-kampioni i boksit, Mike Tyson akuzohet sërish për përdhunim
Next articleA është celulari juaj origjinal? Mënyra si ta zbuloni tani dhe mos të gënjeheni më