Home Sport Mbreti i Arabisë Saudite vendos, ditë pushimi dhe festë kombëtare pas triumfit...

Mbreti i Arabisë Saudite vendos, ditë pushimi dhe festë kombëtare pas triumfit me Argjentinën

Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli festë kombëtare datën 23 nëntor, pra nesër, për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat dhe studentët për shkak të fitores së Kombëtares në Kupën e Botës ndaj Argjentinës, favoritëve të Kupës së Botës.

Vendi gëzon pasi djemtë sauditë fituan 2-1 kundër peshave të rënda si ato të Lionel Messit me shokë në ndeshjen hapëse të Grupit C.

Tifozët arabë në stadium ishin të kënaqur nga performanca solide e ekipit të tyre kombëtar, pas një loje fantastike, madje triumfi erdhi edhe me përmbysje.Për të shënuar këtë moment historik për qytetarët e tyre, qeveria saudite vendosi t’u japë popullit të tyre një ditë pushim.

Previous articleCOVID-19/ 25 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete në vendin tonë
Next articleVIDEO/ Aksidenti i rëndë në kryeqytet: Makina me shpejtësi përplas këmbësorin