Home Kosova “Mbi 90 efektivë humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurt”,...

“Mbi 90 efektivë humbën jetën për të krijuar një ambient të sigurt”, KFOR del me thirrjen urgjente ndaj protestuesve serb

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, po vazhdon të qëndrojë në komunat në pjesën veriore të vendit, ku vijojnë prej tashmë dy javësh protestat nga qytetarët serbë.

Si pasojë e protestave që eskaluan edhe në dhunë, janë lënduar rreth 30 ushtarë të KFOR-it.

Gjatë ditë së sotme, pranë barrikadave të improvizuara përreth Komunës së Zveçanit, KFOR vendosi një pankartë me një mesazh.

“KFOR-i pësoi mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet”, thuhet në afishen e vendosur përballë protestuesve.

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës. Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Previous articleTjetër sherr në Tiranë! Dy persona përfundojnë në spital, konflikti në sytë e gruas shtatzënë të njërit prej të dëmtuarve
Next articleNuk na e ka borxh “Amelika, Amelika” dhe as “Europa k**** e motit”