Home Bota Mbajti për 15 vite vajzën në një shpellë dhe e përdhunonte vazhdimisht

Mbajti për 15 vite vajzën në një shpellë dhe e përdhunonte vazhdimisht

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Salawes të Indonezisë ku policia ka liruar një grua 28-vjeçare e cila ishte mbajtur në një shpellë për 15 vjet nga një shaman (magjistar) në fshat.

83-vjeçari e kishte rrëmbyer gruan qëkur ishte 13 vjeçe, duke e bërë të besojë se ajo ishte e pushtuar nga një xhind.Ai thuhet se e kishte marrë atë në shtëpinë e tij gjatë natës ku kishte abuzuar seksualisht për më shumë se një dekadë.

Njeriu është akuzuar për abuzim seksual dhe për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.Sipas medias lokale, njeriu i quajtur Jago – ishte i njohur si një mjek popullor dhe si njeri që performonte magjinë e zezë. Policia thotë se në vitin 2003, vajza 13-vjeçare ishte sjellë tek ai për trajtim nga familja e saj.

Mediat në vend thonë se shamani i tha familjes se ai e kishte lënë vajzën në Xhakarta për të gjetur punë.Të afërmit u përpoqën ta gjejnë atë për disa vjet, por më në fund, ajo u shpall e zhdukur. Shefi i policisë Tolitoli MIqbal Alqudusy tha se burri e kishte dhunuar vajzën që kur ishte 13 vjeç .

“Viktima është gënjyer duke e bërë të besojë dhe frikësojë vajzën sikur ajo ishte duke u përndjekur nga një xhind”, tha një banor .
I dyshuari do dënohet me burgim deri në 15 vjet nëse shpallet fajtor.