Analisti Dritan Hila ka ironizuar deputetin socialist Niko Peleshi i cili prej një viti po mban edhe portofolin e ministrit të Mbrojtjes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hila komenton me nota humori qasjen e dobët ushtarake ndaj paralajmërimit për luftë në Ukrainë si vend anëtar i NATO-s.
“Palet po pregatiten per lufte me armet qe kane. Dmth Niko Peleshi me gomar dhe Putin me ari polar. Mbahu Ukraine, po vjen Nikua”, ironizon Hila duke ndarë edhe dy fotografi të liderit rus dhe ministrit Peleshi