Home Rajoni Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, Abazoviç: Jemi me...

Masakra me 10 të vrarë në Malin e Zi, Abazoviç: Jemi me familjet e viktimave të pafajshme

Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi ka reaguar pas tragjedisë që ka tronditur vendin këtë pasdite. Në një postim në Telegram, Abazoviç ka bërë lutje për ngushëllim për të gjithë familjarët e 10 personave që u vranë në Cetinje.

 “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kryeqytetit të Cetinjës,”- tha Abazovic në Telegram.

34-vjeçari Vuçko Boriloviç ka vrarë sot 10 persona dhe ka plagosur 11 të tjerë. Gjithçka ndodhi pas një konflikti në familje. Ndërhyrja e policisë nuk e ka bindur të riun të dorëzohej, ai ka qëlluar edhe në drejtim të efektivëve që e kanë ekzekutuar më pas. Mes viktimave ka fëmijë.