Home Sport Maradona përjashton nga testamenti dy vajzat dhe ish-gruan

Maradona përjashton nga testamenti dy vajzat dhe ish-gruan

Diego Armando Maradona ka përjashtuar nga testamenti ish-gruan dhe dy vajzat e tij. Mediat argjentinase konfirmojnë lajmin e befasishëm.

Bëhet fjalë për ish-gruan Claudia Villafane dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina.

Gazetarët kanë treguar edhe përmbajtjen e dokumentit të redaktuar nga ish-Pibe de Oro në 2016-ën në Dubai. Marrëdhëniet mes Maradona-s dhe vajzat e tij të para nuk ishin aspak të mira.

Maradona u nda nga jeta pak ditë më parë, pas një operacioni, në kryeqtetin e Argjentinës.

640 0 5fcb3220df9a0

Pasuria  e tij vlerësohet të jetë mbi 70 milion dollarë.

Maradona udhëhoqi Argjentinën në fitimin e  Kupës së Botës së vitit 1986.

Ai ka luajtur me Boca Juniors, Barcelonën dhe Napolin, skuadër me të cilën fitoi edhe dy tituj kampionë në Itali, si dhe një Kupë UEFA.

Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke rivalizuar edhe me legjendën e Brazilit, Pele.

SOURCEbulevard news
Previous articleModeratori i njohur zbulon kafen e fundit me Hysenbelliun: Sekreti i qëndrimit tim çdo natë në ekran kishte emrin e tij
Next articleVIDEO/ Qeveria e re malazeze: Festë me flamuj serbë dhe këngë për Serbinë e Kosovën