Home Maqedonia Maqedonia e Veriut shpall 5 diplomatë rusë ‘non grata’

Maqedonia e Veriut shpall 5 diplomatë rusë ‘non grata’

5 diplomatë rusë janë shpallur non grata nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kanë kërkuar largimin e tyre  brenda 5 ditëve. Nota e protestës Ministria e Jashtme e Maqedonisë ia dorëzoi Ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin.

Sipas informacioneve të para, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kane kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.