Home Politike Manjani paralajmëron zhvillimet e bujshme: A do të pranojë Basha të bashkëpunojë...

Manjani paralajmëron zhvillimet e bujshme: A do të pranojë Basha të bashkëpunojë me Ramën?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me lajmet që i janë dedikuar ditët e fundit vizitës në Shqipëri të këngëtares Dua Lipa. Manjani shkruan se ardhja e Dua-s e largoi vëmendjen nga ‘arkat me peshk’ të ish-zv.ministres. Jo vetëm kaq, por teksa ironizion SPAK-un, Manjani shkruan se tashmë vëmendja e opinionit do të përqendrohet në diskutimet nëse Basha do të bashkëpunojë apo jo me Ramën.

Postimi i plotë:

Pas vizitës së shoqes Dua, opinioni harroi arkën me peshk dhe medemek goditjet e mëdha që SPAK na i bëri qeverisë.

Tani opinioni të përgatitet për nivelin tjetër të thashethemeve që lidhen me qeverinë e re dhe me pyetjen:”a do pranojë Basha të bashkëpunojë me Ramën”?!

Kemi gjithë gushtin përpara, smbahet opinioni me SPAK. As me larje hesapesh. Me aksidente jo e jo. As me xhirot turistike të zonjës Kim… Ja do e shtyjmë edhe nja 2 ditë me rihapjen apo jo të Gërdecit… Prap, gushti është i gjatë.

Prandaj duhet më shumë intrigë.Basha e ka në dorë kët punë. Të bashkëpunojë apo jo?! Se për çfarë askush se di, por Ai e ka diçka në dorë…Me këtë rast ngulet më mirë në mendje ideja se “fajin e ka Basha”…Ritëm usta, ritëm…!Gusht e gunë,Thashetheme, jo punë.