Home Sport Manchester United ka një listë me dy lojtarë për ta zëvendësuar Ronaldon

Manchester United ka një listë me dy lojtarë për ta zëvendësuar Ronaldon

Victor Osimhen dhe Goncalo Ramos janë disa nga opsionet e sulmit që po konsiderohen nga Manchester United për tu transferuar gjatë verës, por gjiganti anglez po përgatitet që të ketë rivalë nga Premier Liga për transferimin e dyshes në fjalë.

United po synon që ta transferojë një sulmues gjatë merkatos verore, pasi që e solli në janar Wout Weghorst në formë huazimi nga Burnley, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Skuadra e Erik ten Hag përballet me faktin që do të paguajë mbi 110 milionë euro për të transferuar njërin nga Osimhen ose Ramos në ‘Old Trafford’.

Osimhen ka qenë pjesë kyçe e suksesit ë Napolit këtë sezon, me nigerianin që e ka ndihmuar skuadrën e tij të ketë një diferencë prej 12 pikësh si lider në tabelën e Serie A.

Osimhen ka qenë pjesë kyçe e suksesit ë Napolit këtë sezon, me nigerianin që e ka ndihmuar skuadrën e tij të ketë një diferencë prej 12 pikësh si lider në tabelën e Serie A.

Previous articleMbiprodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri dhe sfida me eksportin
Next articleUra e Madhe e Kukësit me 310 metra gjatësi! Rama publikon pamjet: Pjesë e munguar e Rrugës së Kombit, përfundon në pranverë