Home Sport Manchester United e prezanton “rregullin e Ronaldos”

Manchester United e prezanton “rregullin e Ronaldos”

Manchester  United ka prezantuar një ‘rregull të Ronaldos’ për të siguruar që askush brenda dhomës së zhveshjes në Old Trafford të mos paguhet dukshëm më shumë se bashkëlojtarët e tyre.

Pagat do të kufizohen në 200 mijë funta në javë me portierin David de Gea i pari që do të ndikohet.

Marrëveshja e tij prej 375 mijë funta në javë skadon në verë dhe spanjollit i është dhënë një ofertë shumë më e ulët ‘merre ose lëre’ që është në përputhje me kontratën e nënshkruar nga Bruno Fernandes sezonin e kaluar.

Shefi ekzekutiv aktual Richard Arnold, drejtori i futbollit John Murtough dhe menaxheri Erik ten Hag duan të shmangin një kulturë xhelozie në dhomën e zhveshjes.

Previous articlePo udhëtonin drejt Gjermanisë, sulmohet në Serbi autobusi me emigrantë nga Kosova
Next articleSHBA i ofron Ukrainës paketën më të madhe ushtarake me vlerë 2,8 mld euro