Home Kronika Makina përplas motorin në Maminas, lëndohen dy persona, mes tyre një i...

Makina përplas motorin në Maminas, lëndohen dy persona, mes tyre një i mitur

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Maminas. Një automjet me drejtues 41-vjeçarin A.S., ka përplasur një motor ku udhëtonte shtetasi V. H. dhe një i mitur me inicialet K. R.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar V. H. dhe 15 vjeçari K.R., pasagjer në motor. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

“Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Previous article3 ndjenja urie që mund të jenë shenjë e problemeve shëndetësore
Next articleViroza e grip, radhë të gjata në qendra shëndetësore, të sëmurët kronikë e të moshuarit më të prekurit, flasin mjekët