Suveniret që sjellim nga udhëtimet tona përfundojnë gjithmonë në derën e frigoriferit. Ka njerëz që pretendojnë se këta magnete mund të gjenerojnë një fushë elektromagnetike dhe të dëmtojnë frigoriferin. Megjithatë, siç raporton kompania spanjolle që operon në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit, Endesa, nuk është kështu. Kompania deklaron se:
Por, duhen marrë parasysh një seri tjetër faktorësh që mund të ndikojnë në performancën e frigoriferit. Për shembull, nëse është i gjeneratës së fundit dhe ka një ekran me prekje, fusha magnetike mund të ndryshojë funksionimin e frigoriferit dhe të sistemit të tij. Pra, është më mirë që për magnetet të gjeni një vend tjetër dhe mos t’i vendosni në frigorifer. Por, nëse frigoriferi juaj nuk është i gjeneratës së fundit dhe nuk ka asnjë sistem të lidhur, atëherë nuk ka asnjë problem të ngjitni të gjithë magnetët në derën e tij. /TAR/