Home Sport Magani:Pozitive pika që morëm në Korçë

Magani:Pozitive pika që morëm në Korçë

MaganiTrajneri i Teutës, Gugash Magani, është i kënaqur me pikën e marrë në Korçë. Pas ndeshjes ai deklaroi: “Që në fillim, kur kam marrë drejtimin e Teutës, nuk kam folur ndonjëherë për titullin kampion me drejtuesit. Duhet të kujtojmë se distanca me Skënderbeun ka qenë shumë e madhe me pikë. Për këtë ndeshje ne e kishim vlerësuar në maksimum, duke u përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve, pasi jo më kot Skënderbeu kryeson kampionatin. Përballë një ekipi të fortë si ai korçar mendoj se arritëm një rezultat pozitiv. Kemi zhvilluar një lojë të mirë dhe mund të fitonim. Megjithatë, e rëndësishme ishte që pati ‘fairplay’ nga të dyja skuadrat dhe jam i kënaqur me këtë pikë që morëm në Korçë. Gjatë gjithë 90- minutësisht u kisha kërkuar lojtarëve që ta mbanin sa më shumë topin dhe ashtu ndodhi. Asnjë prej futbollistëve nuk e humbiste topin, por u luajt me një mendim të qartë. Më pëlqeu fakti që skuadra luajti në zona të shkurtra, me kombinime dhe dalje në krah. Kemi marrë më shumë goditje standarde se Skënderbeu, çka nuk është pak në një ndeshje në transfertë. Megjithatë, ky barazim nuk do të thotë se çdo gjë ka mbaruar për ne për sa i përket vendit të dytë. Kemi dy ndeshje shumë të forta përpara, këtë javë me Kukësin dhe më pas me Vllazninë. Kemi bërë një hap të mirë me këtë barazim, por tashmë euforia është ajo që mund të na ndëshkojë”.

Previous articleVolejboll Meshkuj/Teuta humbet finalen e dytë mes tensionit dhe provovikimeve të tifozëve kundërshtarë
Next articleXhafaj: Kisha emocione