Home Editorial Lulzim Basha reformatori demokrat dhe proamerikan i politikës , demokracisë dhe shtetit...

Lulzim Basha reformatori demokrat dhe proamerikan i politikës , demokracisë dhe shtetit modern

Nga Skënder Sadri KAPITI

Basha ka si vizion e  mision për ta ndarë Shqipërinë nga tranzicioni 30 vjecar, nga   korrupsioni,prapambetja, padrejtësia, krimi dhe nga fantazmat e së shkuarës që e kanë kapur dhe mbajnë peng Shqipërinë.

E gjithë përpjekja e reformatorit Basha ishte për demokratizimin e shtetit, shoqërisë dhe për shkëputjen nga e kaluara drejt së ardhmes së lirë,demokratike, euoro-amerikane dhe të progresit të shtetit modern e ligjor.

Por kundër Bashës ishin dhe u mobilizuan paraja, krimi dhe korrupsioni i politikës së vjetër , te medias dhe oligarkëve të cilët nuk duan ndryshimin por duan status quonë e vendosur prej tyre.

Ju demokratë të cilët duhet që t’i merni në dorë fatet e Shqipërisë edhe tani pas 30 vitesh, duhet që ta mbështesni Bashën  dhe elitën e re politike të Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet dhe për të sjellë ndryshimin kundër korrupsionit,hajdutërisë, krimit dhe tradhtisë e papërgjegjshmërisë kombëtare të pushtetit të Edi Ramës dhe të tërë elitës politike të vjetër  në Shqipëri.

Demokratë mos u mashtroni e as mos u manipuloni nga e shkuara, as nga korrupsioni dhe as nga hijet e fantazmat e së shkuarës, por ndërgjegjsohuni se ka 30 vite që Shqipëria është prangosur nga korrupsioini , padrejtësia , vjedhja dhe papërgjegjshmëria politike.

Demokratë, dëgjoni porositë e këshillat SHBA-ve, që janë në shërbim dhe në të mirë të Shqipërisë,demokracisë, drejtësisë, zhvillimit dhe integrimit . Unë Skënder Kapiti që po iu drejtohem juve, jam  demokrat si Ju, po nëse mundeni të gjeni kohë e të duroni, ju lutem  lexoni këto  që po u sjell në kujtesë, disa porosi të SHBA-ve:

Ambasadorja e sotme amerikane në Tiranë  znj.Yuri Kim: “Tani ja ku jemi  31 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite që kur u vendosën lidhjet me SHBA. Një vend që e ka ekonominë në lulzim, kur erdha këtu e ndjeva energjinë dhe është frymëzuese. Ky vend ka aftësi për më tepër, por çfarë e bllokon? Korrupsioni.

Këtu duhet të marrësh e të japësh rryshfet në mënyrë që të tregosh talentin. Ky është thelbi i korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit është një çështje e rëndësishme për këtë vend që shteti të jetë i pavarur e i pasur. Ne duam që Shqipëria të jetë gjithmonë e më shumë një partner. 

Ne flasim për rolin e SHBA-ve dhe dëgjoj që më thonë vetëm ju mund ta bëni këtë. Por unë mund të them se vetem ju mund ta bëni, SHBA do të jetë me ju në çdo hap, ndonjëherë do ju shtyjmë ne, do jeni të lodhur e nuk do të mund të vazhdoni por ne do të jemi aty. Kemi folur për faktin se në 100 vite ju keni kaluar shumë gjëra, jeni anëtër i NATO-s, jeni në prag të BE-së, keni bërë gjithë punën e nevojshme për të qenë anëtar.

Ambasadorja Kim është  shprehur edhe se Shqipëria është në një moment kritik, ku duhet të vendosë nëse do të drejtohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët apo njerëzit normalë.

“Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni.

A do të jetë rasti që të gjthë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ja dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju”, tha ambasadorja Kim.

Pra më sakt dhe më me dashamirësi dhe më me respekt nuk ka ku të shkojë kur dëgjon këtë mesazh të rëndësishëm e jetik të SHBA për shqiptarët. Ajo u thotë dhe pyet shqiptarët se: “në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë …”.

Kjo do të thotë pra se duhet të largohet ky pushtet i sotëm , duhet ndëshkuar krimi i organizuar dhe oligarkët, por ama duhet që këtë ndryshim ta bëjë e reja  politike, Basha dhe elita e re politike, pasi nuk mundet dhe nuk e bëjnë këtë ata të korruptuarit dhe as oligarkët e tjerë , pra nuk duhen ricikluar në pushtet krimi, korrupsioni dhe hajnija dhe as e ata  që janë shpallur “non grata” nga SHBA, pra as Berisha me foltorexhinjtë.

Situata sot në Shqipëri në vitin 2022 është po ajo apo më keq se sa ajo në vitin 2012, dhjetë vite më parë kur në pushtet ishin Berisha dhe elita e vjetër foltoriste e cila është akoma me të dhe rreth tij. Ja se cfare porosiste  në atë kohë Ishsekretarja e Shtetit Znj. Clinton ne vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqiërisë “…ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre.
…Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj.

Por në fund, vendosja e interesave vetiake dhe interesave partiake prapa interesave kombëtare është ajo që iu kërkohet udhëheqësve demokratikë. Dhe ka pyetje që ju, dhe vetëm ju, do duhet të ngrini dhe t’iu përgjigjeni:

A do vazhdojë Shqipëria të ngrejë tullat e qeverisjes së mirë? A do të vazhdojnë udhëheqësit që të fitojnë besimin e njerëzve dhe të sigurojnë që qeveria të prodhojë rezultate? A do të lini mënjanë politikën personale dhe politikën partiake për të mirën e vendit?  A do të kryeni reformat që mbështesin rritjen ekonomike duke krijuar mundësi për të gjithë shqiptarët?A do ta luftoni korrupsionin që iu vjen për shtat një pakice në kurriz të shumicës? A do të vazhdoni të bëni punën e madhe që kërkohet për të hyrë në Bashkimin Europian, duke pranuar që ai ofron një rrugë të paqes dhe përparimit afatgjatë për qytetarët tuaj?A do të vazhdoni të shërbeni si model për rajonin dhe botën”?

Pra që atëhere  këto  porosi të Znj. Clinton ishin  si një paralajmëerim për Veting-un, ishin paralajmërim për ishKryeministrin Berisha  për t’u larguar nga pushteti e politika dhe për t’ua hapur rrugën të rinjve, ringritjes së Partisë Demokratike si partnere besnike e SHBA-ve.

Në linjë me SHBA 8 vite me përkushtim për demokrcinë, për luftën kundër korrupsionit dhe për reformimin e Partisë Demokratike dhe të politikës shqiptare ka punuar Lulzim Basha.

Dhe në këtë këndvështrim duhet parë edhe përjashtimi me meritë që iu bë Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së pas shpalljes së ishkryeministrit Berisha si person  padëshirueshëm dhe “non grata” në SHBA për korrupsion dhe për pengim të demokracisdë e të drejtësisë.

Basha po kryente kështu Veting-un ,demokratizimin , ringritjen dhe ndarjen e Partisë Demokratike nga korrupsioni, nga e shkuara dhe nga tranzicioni.

Ky është misioni i tij dhe ajo se cfarë duhet që të bëjnë demokratët e vërtetë, rrugëtim i cili  pavaresisht se pengohet ai nuk këputet, sepse demokracia dhe më e mira mund të ndërpriten përkohësisht por kurrë nuk do të mund që të këputen.

Pra, Shqipëria e shqiptarët kanë 30 vite që janë e mbetën në udhëkryq apo gjithmonë mbeten  në momente kritike. Po kush janë ata që po e mbajnë Shqipërinë në gjëndje kritike, në udhëkryq , në tranzicion , në prapambetje e në mosintegrim?

Dihet tashmë se ajo është politika e vjetër , është ajo që Basha me të drejtë e ka etiketuar si Trekëndëshi i Bermudës , Rama-Berisha-Meta.

Në mbyllje u drejtohem demokratëve, kujtoni fjalët e mëdha të Hillary

Clinton se: Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre. Këto pra janë SHBA për shqiptarët.