Home Opinion Luli kërkon lekë për Ramën

Luli kërkon lekë për Ramën

Pas tërmetit tragjik që mori 51 jetë njerëzisht, kreu i Partisë Demokratike, një ditë më parë Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa ekspertë në fushën e emergjencave civile, me pedagogë inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit.

Sikurde u bë e ditur nga zyra e shtypit të selisë blu, takimi u zhvillua me qëllim konsultimin rreth masave që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe për marrjen e masave për të ardhmen.

Në atë takim, kishte edhe nga ata që në Tiranë kanë pallate të çara apo hajdutë e drejtorë të korruptuar si këta të Ramës, dhe që i venë nga pas Lulit.

Ajo sallë ishte një pyll plot me derra, megjithëse pyll pa derra s’ka.

Por, përtej faktit se kush ishin në atë sallë, shumë prej tyre janë njerëz me vlera për shoqërinë, dhe për fushat ku punojnë.

Por, në fund gjithçka e tha Luli me një fjali, ku theksoi se duhen financime.

“Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikën dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim.”-mësohet të ketë thënë Basha.

Pra, si ai dhe kryeministri po flasin me të njëjtën gjuhë. Të njëjtën gjë që ka thënë edhe Rama. Na duhen lekë, nuk duam më ushqime. Këta të dy sërish janë në një mendje dhe duket se Luli hapur po kërkon lek për Edi Ramën.

Luli tha se do bënte edhe një projekt të cilin do t’ia propozonte qeverisë. Por, sa të bëjë Luli gati platformat apo propozimet e tij dhe kur të zgjohet ai nga gjumi gjithçka do ketë marrë fund. ./CNA.al

Previous articleNgrohja në dimër: Më shumë se gjysma e shqiptarëve përdorin drutë!
Next articleGrabitet me forcë makina e “Security” në autostradën Tiranë-Durrës