Home Bota Ligji për abortin, Biden: Gratë që udhëtojnë për abort do të mbrohen...

Ligji për abortin, Biden: Gratë që udhëtojnë për abort do të mbrohen nga qeveria federale

Miliona gra në SHBA humbën të drejtën kushtetuese për abort në qershor, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade. Vendimi i ka hapur rrugën shteteve individuale për të ndaluar procedurën. Ata janë bërë fushëbeteja lokale në luftën për të përmbysur ose mbështetur shërbimet e abortit ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se gratë që udhëtojnë për abort do të mbrohen nga qeveria federale.

Në të njëjtën kohë, Google thotë se po merr hapa për të hequr të dhënat nga historitë e vendndodhjes së përdoruesve që mund të përdoren për të ndjekur penalisht njerëzit për vizita në klinikat e abortit në SHBA. Gratë në shtetet ku aborti është i ndaluar ose i kufizuar mund të detyrohen të kalojnë kufijtë shtetërorë në pjesë të vendit ku procedura mbetet e ligjshme.

Duke folur në një takim virtual me guvernatorët e shteteve demokrate, Biden tha se ai besonte se disa shtete amerikane do të përpiqeshin të arrestonin gratë që kalonin kufijtë shtetërorë për të pasur akses në abort.

“Unë nuk mendoj se njerëzit besojnë se kjo do të ndodhë. Por do të ndodhë,” tha ai.

Presidenti shtoi se qeveria do të sigurojë akses në pilulat që shkaktojnë abortin në shtetet ku ai ishte i ndaluar. Por një ndërhyrje e qeverisë federale mund të çojë në më shumë sfida ligjore që mund të shkojnë deri në Gjykatën e Lartë, tha Dr Mattheë Wilson, një ekspert i shkencave politike në Universitetin Metodist Jugor, për BBC, veçanërisht nëse shtetet besojnë se qeveria federale “është në mënyrë aktive duke punuar për të përmbysur dhe minuar ligjet e shtetit”.

Përmbysja e Roe v Wade ka shkaktuar tronditje në të gjithë SHBA.

Ishte vendimi i Gjykatës së Lartë që siguroi që gratë shtatzëna të kishin të drejtë të abortonin gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, ndërkohë që lejonte kufizime dhe ndalime ligjore në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Trembëdhjetë shtete tashmë kanë kufizuar ose bllokuar ndjeshëm aksesin për abortin që nga vendimi i gjykatës.

Biden tha se vetëm fitoret e demokratëve në zgjedhjet afatmesme do t’i jepnin Kongresit fuqinë për të rivendosur të drejtat federale të abortit  kjo do të shkojë në një mënyrë ose në një tjetër pas nëntorit, tha ai.

Peter Boëes i BBC-së në Los Anxhelos thotë se tani ekziston frika se në shtetet që kufizojnë abortin, policia mund të përpiqet të aksesojë historitë e kërkimit dhe të dhënat e vendndodhjes në telefonat inteligjentë në pronësi të njerëzve që po ndjekin planet për të ndërprerë një shtatzëni.

Duke pasur parasysh këtë, Google thotë se në javët e ardhshme, do të fillojë të fshijë informacionin kur sistemet e tij të identifikojnë një udhëtim në një klinikë aborti, qendër këshillimi, strehimore për dhunën në familje ose objekte të tjera që ofrojnë shërbime “veçanërisht personale”.

Regjistrimet në historikun e vendndodhjes së një përdoruesi do të hiqen menjëherë pas një vizite në një vendndodhje të ndjeshme.