Home Politike Lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI, Paloka: Skandal, ka ndërhyrë për...

Lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI, Paloka: Skandal, ka ndërhyrë për shpalljen non-grata të Berishës

Arrestimi ish-agjentit të FBI Charles McGonigal ka marrë gjith vëmendjen ditët e fundit. Lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë bërë që Partia Demokratike të kërkojë dorëheqjen e tij duke e akuzuar për korrupsion.

Edi Paloka, në një intervistë me gazetaren Rovena Neziri, është shprehur se prej Ramës është një guxim shumë i madh që ka arritur të korruptojë një zyrtar të lartë të FBI megjithatë nëse ai nuk jep dorëheqjen nga kërkesat dhe denoncimet e opozitës, Amerika nuk do ta lejojë të nxjerrë më justifikime por do vërtetojë fajësinë e tij.

PalokaKur një kryeministër i një vendi si Shqipëria merr guximin të korruptoj një nga funksionarët më të rëndësishëm të FBI për ta përdorur për qëllimet e tij kundër opozitës është skandali më i madh jo vetëm për në por edhe për SHBA. Nëse opozita s’ka fuqi ta detyrojë Ramën të bëjë aktin minimal si është dorëheqja, të jeni të bindur që ata që e kanë marrë në dorë këtë çështje nuk do ta lënë dhe nuk do të ketë dot justifikime Rama si këto banalitetet që përmend këto ditë ai duke thënë se nuk përmendet.
Minimalisht edhe në SPAK kjo çështje duhet të hapej që dje kur ka një korupsion nga kryeministri i vendit. Kjo është një aktakuzë zyrtare e drejtësisë Amerikane ndaj zyrtarit të saj të FBI dhe shkaku kryesor është korruptimi nga kryeministri Shqipëtar. SPAK duhet të filloj hetimin dhe procedimin e kësaj çështjeje në Shqipëri.
Nga informacioni që kemi ne kjo aktakuzë është vetëm një pjesë e vogël e fakteve sepse drejtësia hedh diçka të vogël në fillim në krahasim me atë që fshihet mbrapa për të bërë një lloj grepi pastaj në bazë të informacioneve del që dosja është shumë e madhe, sidomos për kryeministrin tonë që ne jemi më shumë të interesuar.

Sa i përket dosjes dosjes së 21 janarit, paloka është shprehur:

Rama i informuar nga thirrjet e tij me këtë skandal sajoi dosjen e 21 janarit për të arritur një shuarje të akuzës që rëndon mbi të. Akuzat ndaj tij janë të drejtësisë Amerikane jo të opozitës, janë marrë intensivisht mediat botërore. Nëse ai mendon se Sali Berisha ka këtë fuqi sa të nxjerri këtë lajm, nuk kam ç’të them më shumë. Ky skandal vërteton gjithçka.

Previous articleShkallë e lartë vdekjesh mes të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi mercenar Wagner
Next articleSot librat, nesër njerëzit!