Home Kosova Liderët e Preshevës të mërkurën te Thaçi

Liderët e Preshevës të mërkurën te Thaçi

thaciNjë delegacion nga Lugina i prirë nga kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa të mërkurën në mesditë do të takojnë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë takim me kreun e ekzekutivit të Kosovës pritet të marrin pjesë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Riza Halimi, deputet dhe kryetar i PVD-së, pastaj Jonuz Musli, kryetar i LPD-së dhe ish-drejtor politik i UÇPMB-së, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe të tjerë.

Burimet e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” kanë mësuar nga kabineti i kryeministrit Thaçi, se qëllimi i kësaj vizite është situata dhe zhvillimet e fundit në Luginë pas kërcënimeve dhe ultimatumeve serbe për prishjen e lapidarit të UÇPMB-së.

Previous articleMinistria Brendshme pengon shpalljen e listave paraprake të zgjedhjeve
Next articleHoxhaj: Shqiptarët e Preshevës, më të diskriminuarit në Evropë