Home Sport Legjenda e United kundër Ten Hag: Solskjaer më lart se holandezi!

Legjenda e United kundër Ten Hag: Solskjaer më lart se holandezi!

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester United, Dwight Yorke, i del kundër trajnerit Erik ten Hag. Yorke, që ka shkruar historinë me 20-herë kampionët e Anglisë dhe ka fituar dhe tripletën në 1999, është shfaqur skeptik sa i takon progresit të United nga sezonit të kaluar dhe shton se Ole Gunnar Solskjaer ka bërë një punë më të mirë sesa holandezi.

Skuadra e Erik ten Hag është e pozicionuar në katërshen e parë të renditjes në Premier League dhe ka fituar Carabao Cup, por nuk ka arritur të konkurrojë për titullin kampion, pasi ka marrë nëntë humbje këtë edicion. Për këtë arsye, Dwight Yorke ka shfaqur rezervat e tij lidhur me teknikun holandez.

”Nëse jeni një trajner i Manchester United, gjithmonë do të kritikohesh edhe për detajet më të vogla. Erik ten Hag ka humbur nëntë ndeshje në kampionat, nuk ka asnjë vend ku të fshihet. Solskjaer bëri një punë më të mirë se Ten Hag në dy sezonet e tij të plota.
Njerëzit flasin rreth suksesit në Carabao Cup, arritjes së finales së FA Cup, por rezultatet nuk janë aspak të mira. Skuadra po tenton në mënyrë të dëshpëruar për të siguruar vendin e katërt, por nuk besoj se Man.United duhet të jetë duke luftuar për objektiva të tillë”, përfundoi Dwight Yorke.

Manchester United i kanë mbetur dhe katër ndeshje nga fundi i sezonit dhe duhet të koleksionojë 9 pikë që të sigurojë zonën Champions. Ndërkohë, më datë 3 Qershor do të luajë finalen e FA Cup ndaj Man.City.

Previous articleArrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke, pak minuta në takimin në Ministrinë e Jashtme
Next articlePër “Foltoren”, fajin e ka Yuri Kim për çdo gjë të keqe që iu ndodh