Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me fjalën e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila k akërkuar si pikë të rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrti Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Propozoj mocion procedural që si pik e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit pas procesit dialogues konfrom rezolutave paraprake të nxjerra në Kuvend”, tha Abdixhiku.
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i LDK-së, tha se kjo marrëveshje është e dëmshme.
“Këtë javë më 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është arritur dakordim për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve. Marrëveshja e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës por e dakorduar në Bruksel u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Kjo marrëveshje kishte 11 nene, një parathënie dhe një aneks të pa bërë publik që palët janë zotuar ta respektojnë sipas nenit 11 të marrëveshjes. U vërtetuan brengat tona të ngritura. Nuk ishte finale e as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë në qendër të saj…”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se ajo që merr vëmendjen në këtë marrëveshje ishte parathënia e saj që sipas tij është mbajtur fshehtë nga kryeministri në raportimin e fundit të bërë në këtë Kuvend.
“Parathënien e gjen në dy formulime skandaloze të rënda dhe me dëme historike për Kosovën. E para ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, dhe i dyti ka të bëjë me pajtimin e palëve mbi çështjen e statutit. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën kryeministri dakordohet për tejkalim të trashëgimisë”, tha Abdixhiku.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.