Home Aktualitet Largohet drejtori i policisë Shkodër, zbulohet se kush do e zëvendësojë

Largohet drejtori i policisë Shkodër, zbulohet se kush do e zëvendësojë

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Mësohet se drejtor i Policisë Niko Brahima, është larguar nga detyra.

Në vend të tij është komanduar zv.drejtori  Lorenc Meta.

Gjatë karrierës së tij në polici, Meta ka qenë nëndrejtor i Policisë në Fier, në vitin 2012, dhe ka punuar gjithashtu në sektorin e krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Kujtojmë se java që lamë pas, ka qenë mjaft e ngarkuar me ngjarje kriminale në Shkodër.

Previous article‘Plas’ para Kryeministrisë, policia shoqëron 3 persona
Next articleGara për “FBI-në shqiptare”/ BKH paralajmëron kandidatët për testin fizik: Merrni me vete …