Home Sport Lajmi i bujshëm: Ronaldo mund të mos lejohet të luajë futboll për...

Lajmi i bujshëm: Ronaldo mund të mos lejohet të luajë futboll për shkak të … Juventus, zbulohet SKANDALI

Edhe pse duket se Cristiano Ronaldo tani në Arabinë Saudite ka nisur një faqe të re në moshën 37-vjeçare, e kaluara e tij italiane pritet t’i hapë probleme.

Ndërsa Juventus pësoi një ndëshkim prej 15 pikësh për shkak të fitimeve të rreme të kapitalit në tregun e transferimeve, disa media angleze dhe spanjolle raportojnë se janë hetuar ransferimet e 22 lojtarëve.  Mes këtyre lojtarëve është edhe sulmuesi i ri i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, por edhe Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini.

Të gjithë dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në një tjetër mashtrim financiar, ku dyshohet se ka pasur shtyrje pagash.

Gjatë periudhës së Covid-19, në pranverën e vitit 2020, drejtuesit e Juventusit me të vërtetë negociuan për të shtyrë pagat të lojtarëve të tyre. Në atë kohë, klubi i drejtuar nga Agnelli, kishte zgjedhur të shtynte të një pjesë të shumave të planifikuara për lojtarët.  Asgjë nuk ishte shkruar qartë në këtë kuptim, duke sugjeruar më tepër se lojtarët do të hiqnin dorë nga paga disa mujore. Por më në fund, do t’i merrnin paratë, pa u deklaruar.

Drejtësia rikuperoi elemente, duke përfshirë edhe një bisedë WhatsApp nga dhoma e zhveshjes, ku mbrojtësi Giorgio Chiellini, u kërkoi shokëve të tij të mos komunikonin më për këtë temë, sepse klubi ishte i listuar në bursë. Mashtrimet e supozuara të kontabilitetit do të kishin bërë të mundur kufizimin artificial të humbjeve në bilancet e paraqitura tek investitorët midis 2018 dhe 2021.

Faji i Cristiano Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë është i paprovuar në këtë moment. Por nëse do të rezultonte se portugezi dhe shokët e tij ishin në dijeni të kësaj skeme, ata mund të penalizohen me nga 30 ditë. Ky sanksion mund të zbatohet edhe për lojtarët që tani luajnë jashtë Italisë, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldon, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të dytë zyrtare këtë të enjte në Superkupën e Arabisë Saudite.

Previous articleNga Dubai në Maldive, Beniada Nishani poston foto me bikini nga pushimet
Next articleBardhi: Ka deputetë që dje e quanin vrasës, e sot janë në krah të Berishës! Nuk do të ketë një 8 janar të dytë në PD