Home Politike LAJM I MIRË për diabetikët/ Nis sot rimbursimi i fishave të diabetit...

LAJM I MIRË për diabetikët/ Nis sot rimbursimi i fishave të diabetit për qytetarët mbi 65 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e sotme do të nisë rumbursimi i fishave të diabetit për qytetarët mbi 65 vjeç.

Gjatë një takimi nga Pallati Kongreseve, Manastirliu  shtoi po ashtu se do nisë financimi për programe të depistimit apo diagnostikimit të hershëm për kancerin e gjirit, të qafës së mitrës dhe kolorektal

“Siç premtuam, fishat për matjen e diabetit për të moshuarit mbi 65 vjec rimbursohen sot nga shteti. Me politikat e orientuara drejt parandalimit financojmë sot programe të depistimit apo diagnostikimit të hershëm për kancerin e gjirit, të qafës së mitrës dhe kolorektal“, – beri  me dije ministrja Manastirliu.

Shifrat e pacientëve me diabet po  shtohen çdo ditë, aq sa çdo vit po preken 60 fëmijë të vegjël. Deri në 18 vjeç ata i marrin falas fishat për të matur gliceminë.

Previous article“Do pendoheni që keni ardhur”/ Sunak “kërcënon” emigrantët e paligjshëm: Nuk do lejohen më…
Next articleE kërcënuan me thikë dhe i morën para një shtetasi, arrestohet njëri prej autorëve, tjetri në kërkim