Home Kosova Lajçak sot vizitë në Prishtinë, bisedime për takimin e dytë Kurti-Vuçiç në...

Lajçak sot vizitë në Prishtinë, bisedime për takimin e dytë Kurti-Vuçiç në Ohër

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot dhe nesër Prishtinën. Lajçaku vjen në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi që pritet të zhvillohen në Ohër më 18 mars. Tema kyçe e bisedimeve me palë të ndryshme do jetë aneks-plani i zbatimit të krejt pikave të propozimit evropian për ujdi që u pajtua si dokument i pandryshuar.

Kujtojmë se në takimin e Brukselit me 27 shkurt të këtij vitit, Kurti u takua me Vuçiç nën ndërmjetësimin e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Lajçakut. Kurti tha se takimi ishte pozitiv dhe se propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara. Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”

Previous articleZgjedhjet e 14 Majit/ Rama mbledh sot kryesinë e PS-së
Next articleFOTO/ 11 vite pritje, në Itali festojnë për Milan: “Djallëzor”