Home LifeStyle Ky është njeriu që vizitoi të gjitha shtetet e Botës

Ky është njeriu që vizitoi të gjitha shtetet e Botës

main_graham-hughes-645x400Një aventurist nga Liverpooli është shumë pranë që të futet në librin e rekordeve botërore Guinees, si personi i vetëm i cili ka vizituar të gjitha shtetet e botës, pa e shfrytëzuar aeroplanin.33-vjecari Graham Hughes e kishte nisur aventurën e tij – për t’i vizituar 193 shtete që njihen nga OKB-ja – në janar të vitit 2009.

Që nga ajo kohë, nëpërmjet rrugës tokësore, ai ka qenë në Irak, Afganistan, Korenë e Veriut, por edhe në shtetet si Vatikani, Palestina dhe Kosova, të cilat ende nuk kanë ulëse në OKB, raporton Sky News.

Megjithatë, pasi që në Rusi kishte hyrë nëpërmjet lumit Narva nga Estonia, vizita e tij në këtë shtet nuk është pranuar, prandaj, për t’u futur në librin e rekordeve Guinnes ai duhet të vizitojë këtë vend sërish.

Këtë gjë Graham do ta bëjë të hënën, duke shpresuar se me këtë vizitë, zyrtarisht, do të mbyllë udhëtimin e tij nëpër botë.Graham do të udhëtojë më tren nga Londra drejt qytetit Gdanjsk në Poloni, prej nga – me autobus – do të niset drejt Rusisë.

Guiness ka përcaktuar qartë rregullat për këtë rekord, andaj Graham nuk e kishte të lejuar të përdorte transportin privat apo auto-stopin për distancat e largëta. Ai udhëtonte me tren, taksi dhe anijet transportuese – ndërsa rregullisht ka mbajtur GPS shënimet.

Gjatë dy vjetëve të para ai kishte shpenzuar vetëm 7.000 funte, ndërsa më vonë edhe 3.000 sosh.Udhëtimi i tij më i gjatë kishte zgjatur 32 ditë – kur kishte udhëtuar nga Australia drejt shtetit të vogël të Naurusë, dhe anasjelltas.

Megjithatë, Graham kishte pasur edhe telashe gjatë këtyre udhëtimeve. Në Kongo kishte kaluar 6 ditë në burg, derisa nuk ishte shpëtuar nga konsulli britanik.

Gjatë udhëtimit të tij, Graham është shumë treguar i vyer, sepse ka xhiruar edhe një emision për National Geographic.

Previous articleKëshilla për një marrëdhënie të mirë
Next articleNYT: SHBA tërhiqet nga projekti me Rusinë