Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët do të diskutojnë për aktin normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.
Në fund të lejohen diskutime për çështje që janë jashtë rendit të ditës. Seancën e sotme nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama pasi ndodhet në Madrid në Samitin e NATO-s.