Home Politike Kushi përcjell mesazhin e të rinjve përfitues nga praktikat e punës: Mos...

Kushi përcjell mesazhin e të rinjve përfitues nga praktikat e punës: Mos e lër këtë mundësi të ikë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në programin e praktikave të punës që ofrohen nga MASR në bashkëpunim me institucionet. Përmes nëj postimi në ‘Facebook’, Kushi ka përcellë mesazhet e të rinjve që kanë përfituar nga këto praktika për t’iu dhënë të rinjve të tjerë mesazhin që të aplikojnë në  ‘Thirrjen 6’ të programit.

“Një mesazh nga të rinj e të reja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune në institucione të ndryshme! Ndërkohë, aplikimet për THIRRJEN 6 të këtij programi vazhdojnë deri më datë 31 korrik! Apliko dhe mos e humb mundësinë! Aplikimet nëpërmjet http://praktika.arsimi.gov.al”, shkruan Kushi.

Të rinjtë përmes video mesazhit tregojnë eksperiencën e tyre dhe mbi të gjitha bëjnë thirrje për bashkëmoshatarët që të mos e lënë këtë mundësi t’iu ikë por të aplikojnë brenda datës 31 korrik, që është edhe afati përfundimtar për aplikimet.

“Unë jam një nga përfituesit e thirrjes së 5 të programit Kombëtar të praktikave të punës dhe falë këtij programi unë punoj në Ministrinë e Drejtësisë.

Jam shumë e kënaqur për zgjedhjen që kam bërë dhe në ambientin ku punoj ndihme shumë e vlerësuar.

Kjo është një mundësi e mirë për ty për të realizuar një praktikë pune tre mujore.

Pas përfundimit të praktikës, 200 praktikantët me performancën më të mirë do të punësohen me një kontratë 1 vjeçare pune.

Mos e lërë këtë mundësi që të ikë por apliko brenda datës 31 korrik”, shprehen përfituesit e programit.

Aplikimi për ‘Thirrjen 6’ të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është i hapur për të rinjtë mes moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Pas mbylljes së aplikimeve më datë 31 Korrik 2021, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3-mujore, në periudhën 16 gusht deri në 16 nëntor 2021.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj. Ndërkohë, pas përfundimit të praktikës 3-mujore, rreth 200 praktikantëve me performancën më të mirë do t’iu ofrohet mundësia e lidhjes së një kontrate 1-vjeçare pune.

 

SOURCEBulevard News
Previous articleFamilja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës: E re pedhja, ego ena kafe…
Next articleLigji i ‘fshehtë” për trashgimëninë e VIP-ave dhe familjarëve të ish-Bllokut, zbardhet dokumenti “Tepër Sekret”: Ja si i ruajtën pasuritë edhe pas regjimit