Home Kronika Kush është pronarja e anijes me 3 ton kokainë, mes të arrestuarve...

Kush është pronarja e anijes me 3 ton kokainë, mes të arrestuarve dhe dy shqiptarë/ Video nga aksioni

Kjo është Olga Theodhora Kustopulou, pronarja e anijes së kompanisë Dignatio Corp në të cilën u sekuestruan tre ton kokainë ditën e sotme në Spanjë dhe ku u arrestuan 15 persona mes tyre dy shqiptarë.

Anija u kap 173 milje larg Santa Crouz në ishujt Kanarie.

Mediat greke bëjnë me dije se anija ishte pronë e një kompanie greke, zyrat e së cilës ndodhen në Pire si adresë, por që në realitet nuk ekzistojnë.

Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në anije e cila ishte nisur nga Brazili për në Letoni, por sipas mediave greke, ngarkesa mund të ndërronte destinacion dhe të hynte në Mesdhe.

(FOTO) Kush është pronarja e anijes me 3 ton kokainë, mes të

Blume është 3000 tonëshe dhe kishte ngarkuar 200 ton kafe,e cila ndryshe nga destinacioni i deklaruar i anijes që ishte Riga e Letonisë, kishte tjetër destiancion.

Ndaj autoritetet greke janë vënë në alarm për të kërkuar informacione të mëtejshme për anijen ,pronarët e saj por edhe për dy shqiptarët e gjendur në bord./ Top Channel

 

Previous article“Nuk kemi hequr dorë kurrë nga drejtësia”, Spiropali del me thirrjen e rëndësishme për protestën e përgjakshme të 21 janarit
Next article17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova