Home Rajoni Kush është “Pipila”, 27-vjeçarja shqiptare prej 1 dekade në grabitjet me kallashnikov,...

Kush është “Pipila”, 27-vjeçarja shqiptare prej 1 dekade në grabitjet me kallashnikov, pa burrat e bandës duke përdhunuar gratë

Policia greke arrestoi ditën e djeshme një 27-vjeçare të njohur me nofkën “Pipila”. Ajo u vu në pranga bashkë me një shqiptar tjetër në zonën e Prevezës, si pasojë e operacionit në vijim për shkatërrimin e bandave që për bazë kishin godinën e vjetër të konvikteve në Universitetin e Athinës “Zografou”.

Mediat greke raportojnë se vajza në fjalë rezulton të jetë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të 30-vjeçarit Esmin Ferhati, i cili mbeti i plagosur nga arma e zjarrit të një efektiveje 35-vjeçare greke, të cilën e sulmoi me kaçavidë gjatë operacionit për kapjen e tij.

Bashkë me dy të arrestuarit në Prevezë, numri i personave që janë vënë në pranga shkon në 34, ndërsa bëhet me dije se “Pipila” është anëtare e bandës së grabitësve me kallashnikovë që prej periudhës 2010-2011.

Banda në fjalë, derivat i së cilës është grupi i “Eskos” hynte në shtëpi në zonat periferike të Jugut të Greqisë dhe përveçse grabisnin para dhe sende me vlerë, abuzonin dhe ngacmonin seksualisht me gratë që gjenin në banesa.

Policia vlerëson se të paktën në një rast e arrestuara 27-vjeçare ka parë më sytë e saj teksa anëtarët meshkuj të bandës abuzonin seksualisht me gratë.

Sipas Mega-s, në një kontroll në shtëpinë e 27-vjeçares janë gjetur copa revistash e gazetash nga botimet e kësaj periudhe, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe policia mendon se ajo i ka mbajtur si kujtim.

Gjithashtu, u gjet edhe një automatik, ndërsa në emër të saj ishte makina e përdorur nga anëtarët e bandës për të kryer bastisje.

Previous articleTë gjithë me laps në dorë duke dëgjuar ambasadoren
Next articleVrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë