Home Kosova “Kurti veteran i rrejshëm”

“Kurti veteran i rrejshëm”

Partia Socialdemokrate (PSD), përmes një aksioni simbolik ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e denigron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sulmon veteranët e vërtetë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministrit Albin Kurti është “veterani i parë i rrejshëm i UÇK-së”.

Molliqaj po ashtu ka kërkuar që Prokuroria të nis procedurë ndaj Kurtit.

Kurti pati theksuar se po planifikon që ekzekutivi të bëjë një hetim për numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa më 19 janar të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë pati shpallur të pafajshëm 12 të akuzuarit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Listës së personave të akuzuar i printe Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Megjithatë, Gjykata e Apelit ende nuk ka marr vendim lidhur me rastin në fjalë pasi Prokuroria Speciale e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë.