Home Kosova Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Procesi i anëtarësimit në KiE,...

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Procesi i anëtarësimit në KiE, duhet të vazhdojë pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, për të diskutuar mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kurti në takim ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorët dhe shtetet e QUINT-it për mbështetjen e tyre për këtë aplikim të rëndësishëm. Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Ai theksoi se përparimet e dukshme të Republikës së Kosovës në indekset ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, janë disa nga dëshmitë që tregojnë se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë.” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Previous articleDënimi i pazakontë, 27 vjet “arrest shtëpie” për liderin e opozitës
Next articleTë gjitha arsyet se përse Rama është i interesuar që vulën e PD ta ketë Berisha