Home Kronika Kthehet në “modë” vjedhja e makinave “benz” në Durrës, policia bëhet...

Kthehet në “modë” vjedhja e makinave “benz” në Durrës, policia bëhet edhe selektive për informimin e ngjarjeve

Një tjetër benz është vjedhur në qytetin e Durrësit. Policia vendore bën të ditur se “Më datë 26.01.2018, në lagjen nr. 17, pranë ujësjellësit Durrës, persona të pa identifikuar kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetases A.C vjeç 42. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134 i Kodit Penal”. Dyshohet se në qyteteine  Durrësit po qarkullon një “bandë” e vjedhjes së benzave, pasi brenda javës janë regjistruar dy të tilla dhe me me të njëjtën metodë. Përse policia e Durrësit nuk bën publike ngjarjet? Dy ngjarje janë rregjistruar në Durrës dhe nuk janë bërë publike nga ana e policisë së Durrësit. Në faqen zyrtare të policisë së shtetit një ditë më pas jaën bërë publik dy ngjarje me natyrë kriminale. “Më datë 26.01.2018, rreth orës 22:00, në fshatin Karpën, Shijak, në  oborrin e  banesës së shtetasit S.B. 56 vjeç kanë vendosur dhe  ka shpërthyer  një  sasi lënde plasëse. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në lidhje me ngjarjen nga ana e uniformave blu janë shoqëruar disa persona  me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale . “Kanosja” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278/7 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftim. Ndërsa tjetri bën fjalë për të shtëna me armë zjarri, e që sërisht është mbajtur e fshehtë nga policia lokale, “Më datë 26.01.2018,  rrëzë kodrës të fshatit Pjezë, persona të pa identifikuar, dyshohet se kane qelluar me armë zjarri.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 278/2 e 274  të Kodit Penal.”. Në asnjërën prej dy ngjarjeve të regjistruara në 24 orët e fundit, nuk ka asnjë autor për ngjarjet, që natyrisht nuk ka si të bëhen publike, me “zë” të lartë, thuhet  në faqen zyrtare të policisë së shtetit! Thua vallë të investohet edhe për blerje lajmi në institucionin që I garanton jetën qytetarëve?!